User manual

Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 2
Përshkrim i produktit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 4
Paneli I kontrollit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 4
Programet _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5
Përpara përdorimit parë _ _ _ _ _ _ _ _ 5
Përdorimi I përditshëm _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 8
Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 11
Zgjidhja e problemeve _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 11
Të dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 14
Probleme lidhen me mjedisin _ _ _ _ _ 14
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes,
lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi
dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu
referuar në të ardhmen.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Paralajmërim Rrezik mbytjeje, lëndimi
ose gjymtimi të përhershëm.
Mos lejoni persona me ndjeshmëri fizike të
reduktuar, funksione mendore të
reduktuara ose mungesë përvoje dhe
njohurish, përfshirë këtu edhe fëmijët, që ta
përdorin këtë pajisje. Këta njerëz duhet të
mbikëqyren ose të udhëzohen për
përdorimin e pajisjes nga personi
përgjegjës për sigurinë e tyre. Mos lejoni
fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit
larg fëmijëve.
Mbajini të gjitha detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg
derës së pajisjes gjatë kohës që ajo është
e hapur.
Instalimi
Paralajmërim Kjo pajisje duhet të
instalohet nga një person i kualifikuar
ose kompetent.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos e instaloni ose mos e përdorni pajisjen
e dëmtuar.
Mos e montoni ose mos e përdorni pajisjen
në vende me temperaturë nën 0°C.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të ofruara
me pajisjen.
Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar nën
dhe pranë strukturave të sigurta.
Lidhja e ujit
Sigurohuni që të mos dëmtoni zorrët e ujit.
Përpara se ta lidhni pajisjen në tuba të rinj
ose në tuba që nuk janë përdorur për një
kohë të gjatë, lëreni ujin të rrjedhë derisa ai
të pastrohet.
Herën e parë që do të përdorni pajisjen,
sigurohuni që të mos ketë asnjë rrjedhje.
Paralajmërim Tension i rrezikshëm.
Zorra e hyrjes së ujit ka një valvulë sigurie
dhe një veshje me kabllo të brendshme.
Nëse zorra e hyrjes së ujit dëmtohet, hiqni
menjëherë spinën nga priza elektrike.
Kontaktoni me qendrën e shërbimit për
zëvendësimin e zorrës së hyrjes së ujit.
Lidhja elektrike
Paralajmërim Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
2