User manual

Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar
dhe të instaluar si duhet.
Mos përdorni përshtatës me shumë priza
dhe kabllo zgjatuese.
Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën dhe
kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e
shërbimit ose një elektricist për ndërrimin e
kabllos elektrike të dëmtuar.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr spinën nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e kapur
nga spina.
Përdorimi
Paralajmërim Rrezik lëndimi.
Përdoreni pajisjen në mjedis shtëpiak.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Vendosini thikat dhe takëmet me maja të
mprehta në koshin e takëmeve, të
drejtuara me majat poshtë ose në pozicion
horizontal.
Mos e lini të hapur derën e pajisjes nëse
nuk e mbikëqyrni, për të parandaluar
rrëzimin mbi të.
Mos u ulni dhe mos peshoni mbi derën e
hapur.
Detergjentet e enëlarëseve janë të
rrezikshme. Zbatoni udhëzimet e sigurisë
në ambalazhin e detergjentit.
Mos pini ujin në pajisje dhe mos luani me
të.
Mos i hiqni enët nga pajisja derisa të ketë
përfunduar programi. Mbi enë mund të ketë
mbetur detergjent.
Paralajmërim Rrezik goditjeje elektrike,
zjarri ose djegiesh.
Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull
për të pastruar pajisjen.
Pajisja mund të lëshojë avull të nxehtë kur
hapni derën gjatë kohës që një program
larjeje është në punë.
Hedhja e pajisjes
Paralajmërim Rrezik lëndimi ose
mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
elektrik.
Priteni kabllon elektrike dhe hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të parandaluar
bllokimin brenda pajisjes të fëmijëve dhe të
kafshëve shtëpiake.
Shërbimi dhe Kujdesi për Klientin
Kontaktoni me Shërbimin për të riparuar
pajisjen. Rekomandojmë përdorimin vetëm
pjesëve origjinale të këmbimit.
Kur të kontaktoni me Shërbimin, sigurohuni
që t'i keni informacionet e mëposhtme të
disponueshme në pllakën e specifikimeve.
Modeli : ...........................................................
...
PNC : ..............................................................
..
Numri i serisë : ................................................
3