User manual
Aktivizoni ose çaktivizoni funksionin
multitab përpara fillimit të një programi
larjeje.
Nuk mund të aktivizoni ose çaktivizoni
funksionin multitab gjatë procesit të një
programi. Anuloni programin e larjes, më pas
rivendosni programin.
Për të aktivizuar funksionin multitab:
• Shtypni dhe mbani shtypur dy butonat e
multitab (butonat e funksionit D dhe E).
Drita treguese e multitab ndizet.
Për të çaktivizuar funksionin multitab:
• Shtypni dhe mbani shtypur dy butonat e
multitab (butonat e funksionit D dhe E).
Drita treguese e multitab fiket.
Ndiqni këta hapa nëse rezultatet e
tharjes nuk janë të kënaqshme:
1. Mbushni folenë e shpëlarësit me
shpëlarës.
2. Aktivizoni folenë e shpëlarësit.
3. Vendoseni dozimin e shpëlarësit në
pozicionin 2.
• Ju mund të aktivizoni ose çaktivizoni
folenë e shpëlarësit aktivizuar/çaktivizuar
folenë e shpëlarësit kur funksioni multitab
është aktiv.
Për të aktivizuar folenë e shpëlarësit:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksionit B dhe C.
– Dritat treguese për butonat e funksionit
A, B dhe C fillojnë të pulsojnë.
4. Shtypni butonin e funksionit B.
– Dritat treguese për butonat e funksionit
A dhe C fiken.
– Drita treguese për butonin e funksionit
B vazhdon të pulsojë.
5. Shtypni sërish butonin e funksionit B.
– Drita treguese e përfundimit do të
ndizet.
6. Fikni pajisjen për të ruajtur procesin.
Për të çaktivizuar kutinë e shpëlarësit, ndiqni
hapat e mësipërm derisa drita treguese e
përfundimit të fiket.
Për të përdorur sërish detergjent
normal:
1. Çaktivizoni funksionin multitab.
2. Mbusheni kutinë e kripës dhe folenë e
shpëlarësit.
3. Rregulloni përzgjedhjen e fortësisë së ujit
në nivelin më të lartë.
4. Kryeni një program larjeje pa enë brenda.
5. Rregulloni përzgjedhjen e zbutësit të ujit
sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj.
6. Rregulloni dozimin e shpëlarësit.
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
Vendosni programin e larjes me derën
pak të hapur. Programi i larjes starton
vetëm pasi të mbyllni derën. Deri në atë
moment, është e mundur të ndryshoni
përzgjedhjet.
Ndiqni këta hapa për të vendosur dhe
startuar një program larjeje:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni një nga butonat e programeve.
Referojuni kapitullit 'Programet e larjes.
– Drita treguese e programit përkatës
ndizet.
– Drita treguese e programit në proces e
sipër ndizet.
4. Mbyllni derën.
– Programi i larjes do të fillojë
automatikisht.
– Drita treguese e programit në proces e
sipër ndizet.
Ndërsa programi i larjes është në
proces, nuk mund ta ndryshoni
programin. Anuloni programin e larjes.
13