User manual

Funksioni multitab ndalon automatikisht
rrjedhjen e shpëlarësit dhe kripës. Drita
treguese e shpëlarësit dhe drita treguese e
kripës janë të çaktivizuara.
Kohëzgjatja e programit mund të rritet nëse
përdorni funksionin multitab.
Aktivizoni ose çaktivizoni funksionin
multitab përpara fillimit të një programi
larjeje.
Nuk mund të aktivizoni ose çaktivizoni
funksionin multitab gjatë procesit të një
programi. Anuloni programin e larjes, pas
rivendosni programin.
Për të aktivizuar funksionin multitab:
Shtypni dhe mbani shtypur dy butonat e
multitab (butonat e funksionit D dhe E).
Drita treguese e multitab ndizet.
Për të çaktivizuar funksionin multitab:
Shtypni dhe mbani shtypur dy butonat e
multitab (butonat e funksionit D dhe E).
Drita treguese e multitab fiket.
Ndiqni këto hapa kur rezultatet e tharjes
nuk janë të kënaqshme:
1. Mbushni folenë e shpëlarësit me
shpëlarës.
2. Aktivizoni folenë e shpëlarësit.
3. Vendoseni dozimin e shpëlarësit
pozicionin 2.
Ju mund të aktivizoni ose çaktivizoni
folenë e shpëlarësit aktivizuar/çaktivizuar
folenë e shpëlarësit kur funksioni multitab
është aktiv.
Për të aktivizuar folenë e shpëlarësit:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksionit B dhe C.
Dritat treguese për butonat e funksionit
A, B dhe C fillojnë të pulsojnë.
4. Shtypni butonin e funksionit B.
Dritat treguese për butonat e funksionit
A dhe C fiken.
Drita treguese për butonin e funksionit
B vazhdon të pulsojë.
5. Shtypni sërish butonin e funksionit B.
Drita treguese e përfundimit do të
ndizet.
6. Fikni pajisjen për të ruajtur procesin.
Për çaktivizuar kutinë e shpëlarësit, ndiqni
hapat e mësipërm derisa drita treguese e
përfundimit të fiket.
Për të përdorur sërish detergjent
normal:
1. Çaktivizoni funksionin multitab.
2. Mbusheni kutinë e kripës dhe folenë e
shpëlarësit.
3. Rregulloni përzgjedhjen e fortësisë ujit
në nivelin më të lartë.
4. Kryeni një program larjeje pa enë brenda.
5. Rregulloni përzgjedhjen e zbutësit të ujit
sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj.
6. Rregulloni dozimin e shpëlarësit.
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
Vendosni programin e larjes me derën
pak të hapur. Programi i larjes starton
vetëm pasi të mbyllni derën. Deri në atë
moment, është e mundur të ndryshoni
përzgjedhjet.
Ndiqni këta hapa për të vendosur dhe
startuar një program larjeje:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni një nga butonat e programeve.
Referojuni kapitullit 'Programet e larjes.
Drita treguese e programit përkatës
ndizet.
Drita treguese e programit në proces e
sipër ndizet.
4. Mbyllni derën.
Programi i larjes do të fillojë
automatikisht.
Drita treguese e programit në proces e
sipër ndizet.
13