User manual

Ndërsa programi i larjes është në
proces, nuk mund ta ndryshoni
programin. Anuloni programin e larjes.
Ju mund të zgjidhni programin e larjes
dhe shtyrjen e programit edhe me derën
e mbyllur. Kur shtypni një prej butonave
programit, keni vetëm 3 sekonda kohë për
zgjedhur një program tjetër larjeje apo
shtyrjen e programit. Pas këtyre 3
sekondave, programi i zgjedhur starton
automatikisht.
Paralajmërim Ndërpriteni ose anulojeni
një program larjeje vetëm nëse është e
nevojshme.
Kujdes Hapeni derën me kujdes. Që
andej mund të dalë avull i nxehtë.
Ndërprisni një program të larjes
Hapni derën.
Programi ndalon.
Mbyllni derën.
Programi vazhdon nga pika ku u ndërpre.
Anulimi i një programi larjeje
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksionit B dhe C derisa gjitha dritat e
programeve të fiken.
Drita treguese e programit në proces e
sipër fiket.
2. Lëshojini butonat e funksionit B dhe C për
të anuluar programin e larjes.
Në këtë moment mund të ndiqni këta hapa:
1. Fikni pajisjen.
2. Vendosni një program larjeje.
Mbushi folenë e detergjentit me detergjent
përpara së të vendosni një program të ri
larjeje.
Vendosja dhe startimi i një programi
larjeje me shtyrje të programit
1. Ndizni pajisjen.
2. Vendosni një program larjeje.
3. Shtypni butonin e shtyrjes së programit
derisa drita treguese me numrin e saktë
të orëve të fillojë të pulsojë (3, 6 ose 9
orë).
4. Mbyllni derën.
Numërimi mbrapsht i shtyrjes së
programit fillon.
Drita treguese e programit në proces e
sipër fiket.
Numërimi mbrapsht i shtyrjes së
programit ulet me hapa prej 3 orësh.
5. Kur numërimi mbrapsht ka përfunduar,
programi i larjes starton automatikisht.
Drita treguese e programit në proces e
sipër ndizet.
Mos e hapni derën gjatë numërimit
mbrapsht, për të parandaluar
ndërprerjen e numërimit mbrapsht. Kur
mbyllni sërish derën, numërimi mbrapsht
vazhdon nga pika e ndërprerjes.
Anulimi i shtyrjes së programit
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksionit B dhe C derisa të gjitha dritat e
programeve të fiken.
Kur anuloni shtyrjen e programit,
anuloni gjithashtu programin e larjes.
2. Vendosni një program larjeje.
Përfundimi i programit të larjes
Fikni pajisjen në këto kushte:
Pajisja ndalon automatikisht.
Drita treguese e përfundimit do të ndizet.
1. Shtypni butonin On/Off.
2. Hapni derën.
3. Për rezultate mira tharjeje, mbajeni
derën pak të hapur për disa minuta
përpara se të nxirrni enët.
Lërini enët të ftohen përpara se t'i nxirrni ato
nga pajisja. Enët e nxehta janë lehtësisht të
dëmtueshme.
Heqja e ngarkesës
Si fillim hiqni artikujt nga koshi i poshtëm,
pastaj nga koshi i sipërm.
Mund të ketë ujë në anët e derës së
pajisjes. Çeliku i pandryshkshëm ftohet
shpejt sesa enët.
14