User manual
UDHËZIME DHE KËSHILLA
TË PËRGJITHSHME
Ndiqni këshillat e mëposhtme për të garantuar
rezultate optimale pastrimi dhe tharjeje në
përdorimin ditor dhe për t'ju ndihmuar në
mbrojtjen e mjedisit.
• Hidhini në koshin e mbeturinave mbetjet e
mëdha të ushqimeve në enë.
• Mos i shpëlani enët paraprakisht me dorë. Kur
t'ju nevojitet, vendosni një program me fazë
paralarjeje.
• Përdoreni gjithmonë të gjithë hapësirën e
koshave.
• Sigurohuni që artikujt në kosha të mos prekin
ose të mos mbulojnë njeri-tjetrin. Vetëm
atëherë uji mund të arrijë dhe të lajë plotësisht
enët.
• Mund të përdorni detergjent për larjen e
enëve, shpëlarës dhe kripë veçmas ose mund
të përdorni tabletat e shumëfishta (p.sh. ''Të
gjitha në 1''). Ndiqni udhëzimet e shfaqura në
paketim.
• Zgjidhni një program sipas llojit të ngarkesës
dhe shkallës së ndotjes. ofron
përdorimin më efikas të konsumit të ujit dhe të
energjisë.
ZBUTËSI I UJIT
Zbutësi i ujit heq mineralet nga furnizimi me ujë,
gjë e cila do të kishte efekt përkeqësues në
rezultatet e larjes dhe në pajisje.
Sa më e lartë të jetë përmbajtja e këtyre
mineraleve, aq më i fortë është uji. Fortësia e ujit
matet në shkallët ekuivalente.
Zbutësi i ujit duhet të rregullohet sipas fortësisë
së ujit në zonën tuaj. Autoritetet përkatëse të
ujësjellësit, mund t'ju informojnë mbi fortësinë e
ujit në zonën tuaj. Është e rëndësishme që të
vendosni nivelin e duhur të zbutësit të ujit për të
garantuar rezultate të mira larjeje.
PËRDORIMI I KRIPËS, SHPËLARËSIT DHE
DETERGJENTIT
• Përdorni vetëm kripë, shpëlarës dhe
detergjent për enëlarëse. Produktet e tjera
mund të shkaktojnë dëmtimin e pajisjes.
• Në zonat me ujë të rëndë dhe shumë të rëndë
ne rekomandojmë përdorimin e një detergjenti
të thjeshtë për lavastovilje (pluhur, xhel,
tableta pa agjentë shtesë), shpëlarësit dhe
kripës veçmas për rezultate optimale pastrimi
dhe tharjeje.
• Të paktën një herë në muaj vëreni pajisjen në
punë duke përdorur pastrues që është
veçanërisht i përshtatshëm për pastrimin e
pajisjes.
• Tabletat e detergjentit nuk shkrihen plotësisht
në programet e shkurtra. Për të parandaluar
mbetjet e detergjentit tek takëmet, ne ju
rekomandojmë që t'i përdorni tabletat me
programet e gjata.
• Mos përdorni më shumë se sasia e duhur e
detergjentit. Referojuni udhëzimeve që jepen
në paketimin e detergjentit.
SI TË VEPRONI NËSE DËSHIRONI TË
NDALONI PËRDORIMIN E TABLETAVE TË
SHUMËFISHTA
Përpara se të përdorni veç e veç detergjentin,
kripën dhe shpëlarësin, kryeni procedurën e
mëposhtme.
1. Vendosni nivelin më të lartë të zbutësit të ujit.
2. Sigurohuni që kutia e kripës dhe kutia e
shpëlarësit të jenë plot.
3. Nisni programin më të shkurtër me fazë
shpëlarjeje. Mos shtoni detergjent dhe mos i
ngarkoni koshat.
4. Kur programi të përfundojë, përshtateni
zbutësin e ujit sipas fortësisë së ujit në zonën
tuaj.
5. Rregulloni sasinë e lëshimit të shpëlarësit.
VENDOSJA E ENËVE NË KOSHA
• Përdoreni pajisjen vetëm për të larë artikujt që
mund të lahen në enëlarëse.
• Mos vendosni në pajisje artikuj prej druri, briri,
alumini, kallaji dhe bakri.
• Mos fusni në pajisje artikuj që thithin ujë
(sfungjerë, lecka për pastrim).
• Hiqni ushqimet e mbetura nga enët.
• Zbutini ushqimet e djegura të mbetura mbi
artikuj.
• Futini enët e thella (filxhanët, gotat dhe
tenxheret) me pjesën e hapur të drejtuar për
poshtë.
• Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos
ngjiten bashkë. Lugët përziejini bashkë me
takëmet e tjera.
• Sigurohuni që gotat të mos prekin njëra-
tjetrën.
• Vendosni artikujt e vegjël në koshin e
takëmeve.
• Vendosni artikujt e lehtë në koshin e sipërm.
Sigurohuni që artikujt të mos lëvizin.
• Sigurohuni që krahu spërkatës mund të lëvizë
lirisht përpara se të nisni një program.
11










