User manual

PËRPARA FILLIMIT TË NJË PROGRAMI
Përpara se të nisni programin e zgjedhur,
sigurohuni që:
Filtrat janë të pastër dhe të vendosur saktë.
Kapaku i kutisë së kripës është i shtrënguar.
Krahët spërkatës nuk janë të bllokuar.
Ka kripë dhe shpëlarës të mjaftueshëm
(përveç rastit kur përdorni tableta të
shumëfishta).
Pozicionimi i artikujve në kosha është i saktë.
Programi mund të përdoret për llojin e
ngarkesës dhe për shkallën e ndotjes.
Është përdorur sasia e duhur e detergjentit.
ZBRAZJA E KOSHAVE
1. Lërini enët të ftohen para se t'i hiqni ato nga
pajisja. Enët e nxehta mund të dëmtohen
lehtë.
2. Boshatisni koshin e poshtëm në fillim e më
pas atë të sipërmin.
Pasi përfundon programi, uji mund të
qëndrojë ende në sipërfaqen e
brendshme të pajisjes.
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Nëse pajisja nuk niset ose ndalon gjatë punës,
përpara se të kontaktoni me qendrën e autorizuar
të shërbimit, kontrolloni nëse mund ta zgjidhni
problemin vetë me ndihmën e informacionit në
tabelë.
PARALAJMËRIM! Riparimet që nuk
kryhen mirë mund të rezultojnë në
rreziqe serioze për sigurinë e
përdoruesit. Çdo riparim duhet kryer
vetëm nga personeli i kualifikuar.
Për disa probleme treguesi i përfundimit pulson
në mënyrë të ndërprerë duke treguar një
keqfunksionim.
Shumica e problemeve që mund të ndodhin
mund të zgjidhen pa nevojën e një qendre të
autorizuar shërbimi.
Problemi dhe kodi i alarmit Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.
Sigurohuni që kutia e siguresave të mos ketë
ndonjë siguresë të prishur.
Programi nuk fillon. Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.
Shtypni .
Nëse është caktuar vonesa në nisje, anuloni
cilësimin ose prisni sa të përfundojë numërimi
mbrapsht.
Pajisja ka filluar procedurën për ringarkimin e
rezinës brenda zbutësit të ujit. Kohëzgjatja e
procedurës është afërsisht 5 minuta.
Pajisja nuk mbushet me ujë.
Treguesi i përfundimit pulson 1 herë
me ndërprerje.
Treguesi pulson vazhdimisht.
Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos
jetë shumë i ulët. Për këtë informacion, kontaktoni
autoritetet vendase të ujësjellësit.
Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.
Sigurohuni që filtri në tubin hyrës të mos jetë i
bllokuar.
Sigurohuni që zorra e furnizimit me ujë të mos
jetë e përdredhur ose e përthyer.
12