User manual
C
• Sigurohuni që të mos ketë mbetur ushqim ose papastërti brenda ose rreth buzëve të piletës.
• Ktheni në vend filtrin e rrafshët (C). Sigurohuni që ai të jetë pozicionuar saktë poshtë 2
udhëzueseve.
• Rivendosni filtrat (A) dhe (B).
• Ktheni filtrin (A) në filtrin e rrafshët (C). Rrotullojeni në drejtim orar derisa të ngecë.
Pozicionimi i pasaktë i filtrave mund të sjellë rezultate të këqija larjeje dhe dëmtim të
pajisjes
PASTRIMI I KRAHËVE SPËRKATËS
Mos i çmontoni krahët spërkatës. Nëse vrimat në
krahët spërkatës bllokohen, hiqni mbeturinat e
mbetura me një objekt të hollë me maj.
PASTRIMI I JASHTËM
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të
lagësht.
• Përdorni vetëm detergjente neutrale.
• Mos përdorni produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra ose tretës.
PASTRIMI I BRENDSHËM
• Pastroni me kujdes pajisjen me një leckë të
butë e të njomë, duke përfshirë llastikun prej
gome të derës.
• Nëse përdorni rregullisht programe me
kohëzgjatje të shkurtër, këto mund të lënë
depozita yndyre dhe çmërsi brenda pajisjes.
Për të parandaluar këtë, rekomandojmë të
përdorni programe me kohëzgjatje të gjatë të
paktën 2 herë në muaj.
• Për të ruajtur performancën e pajisjes suaj në
nivele maksimale, rekomandojmë të përdorni
çdo muaj një produkt specifik pastrimi për
lavastoviljet. Ndiqni me kujdes udhëzimet në
paketimin e produktit.
FLETA E INFORMACIONIT TË PRODUKTIT
Marka tregtare Zanussi
Modeli ZDN11003XA
Kapaciteti nominal (cilësimet standarde të vendit) 9
Klasi i efikasitetit të energjisë A+
Konsumi i energjisë në kWh në vit, bazuar në 280 cikle standarde pastrimi
duke përdorur ujë të ftohtë dhe konsumin e regjimeve me fuqi të ulët.
Konsumi aktual i energjisë do të varet nga mënyra e përdorimit të pajisjes.
222
Konsumi i energjisë i ciklit standard të pastrimit (kWh) 0.778
Konsumi i energjisë në regjimin fikur (W) 0.50
Konsumi i energjisë në regjimin e lënë ndezur (W) 5.0
16










