User manual
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon duke e kapur nga spina.
• Kjo pajisje është në përputhje me direktivat
E.E.C.
• Vetëm Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda. Kjo
pajisje është e pajisur me një spinë 13 A.
Nëse ju duhet ta ndërroni siguresën e spinës,
përdorni vetëm një siguresë 13 A ASTA (BS
1362).
LIDHJA E UJIT
• Mos u shkaktoni dëmtim tubave të ujit.
• Përpara lidhjes me tuba të rinj, tubat që nuk
janë përdorur për një kohë të gjatë, aty ku
janë kryer punime riparimi ose janë vendosur
pajisje të reja (sahate uji, etj.), lëreni ujin të
rrjedhë derisa të jetë i kthjellët dhe i pastër.
• Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje të
dukshme uji gjatë dhe pas përdorimit të parë
të pajisjes.
• Zorra e hyrjes së ujit ka një valvul sigurie dhe
një veshje me kabllo të brendshme.
PARALAJMËRIM! Tension i
rrezikshëm.
• Nëse zorra e hyrjes së ujit dëmtohet, mbyllni
menjëherë rubinetin e ujit dhe shkëputni
spinën nga priza elektrike. Kontaktoni me
Qendrën e Autorizuar të Shërbimit për
zëvendësimin e tubit të hyrjes së ujit.
PËRDORIMI
• Mos u ulni dhe mos peshoni mbi derën e
hapur.
• Detergjentet e lavastoviljeve janë të
rrezikshme. Zbatoni udhëzimet e sigurisë në
ambalazhin e detergjentit.
• Mos pini ujin në pajisje dhe mos luani me të.
• Mos i hiqni enët nga pajisja derisa të ketë
përfunduar programi. Mbi enë mund të mbesë
detergjent.
• Pajisja mund të lëshojë avull të nxehtë kur
hapni derën gjatë kohës që një program
larjeje është në punë.
• Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
SHËRBIMI
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me një
qendër të autorizuar shërbimi.
• Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
ELIMINIMI I PAJISJES
PARALAJMËRIM! Rrezik lëndimi
ose mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
elektrik.
• Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe hidheni
atë.
• Hiqni kapësen e derës për të parandaluar
bllokimin brenda pajisjes të fëmijëve dhe të
kafshëve shtëpiake.
4










