User manual

Mos u përpiqni të mbyllni derën e
pajisjes brenda 2 minutave pasi
AirDry e hap atë automatikisht,
sepse kjo mund të shkaktojë
dëmtime në pajisje.
Nëse pas kësaj dera mbyllet për 3
minuta të tjera, programi në punë
përfundon.
NË PËRFUNDIM TË PROGRAMIT
5 min
Treguesi ndizet. Pas 5 minutash mungese përdorimi, pajisja kalon në modalitetin e gatishmërisë
dhe të gjithë treguesit fiken. Kjo ul konsumin e energjisë.
1. Rrotullojeni çelësin në .
2. Mbyllni rubinetin.
UDHËZIME DHE KËSHILLA
TË PËRGJITHSHME
Këshillat e mëposhtme sigurojnë rezultate
optimale pastrimi dhe tharjeje në përdorimin ditor
dhe ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit.
Hidhni në koshin e mbeturinave mbetjet e
mëdha të ushqimeve nga enët.
Mos i shpëlani enët paraprakisht me dorë. Kur
është e nevojshme, përdorni programin e
paralarjes (nëse disponohet) ose zgjidhni një
program me fazë paralarjeje.
Përdoreni gjithmonë të gjithë hapësirën e
koshave.
Gjatë ngarkimit të pajisjes, sigurohuni që enët
të mund të arrihen dhe të lahen plotësisht nga
uji i lëshuar nga hundëzat e krahëve
spërkatës. Sigurohuni që artikujt të mos
prekin ose të mos mbulojnë njeri-tjetrin.
Mund të përdorni detergjent për larjen e
enëve, shpëlarës dhe kripë veçmas ose mund
të përdorni tabletat e shumëfishta (p.sh. ''3 në
1'', ''4 në 1'', ''Të gjitha në 1''). Ndiqni
udhëzimet e shkruara mbi paketim.
Zgjidhni programin sipas llojit të ngarkesës
dhe nivelit të ndotjes. Me programin ECO
ofrohet përdorimi më efikas i ujit dhe konsumi
më efikas i energjisë për enë prej fajance dhe
takëme me ndotje normale.
ZBUTËSI I UJIT
Zbutësi i ujit heq mineralet nga furnizimi me ujë,
gjë e cila do të kishte efekt përkeqësues në
rezultatet e larjes dhe në pajisje.
13