User manual
Sa më e lartë të jetë përmbajtja e këtyre
mineraleve, aq më i fortë është uji. Fortësia e ujit
matet në shkallët ekuivalente.
Zbutësi i ujit duhet të rregullohet sipas fortësisë
së ujit në zonën tuaj. Autoritetet përkatëse të
ujësjellësit, mund t'ju informojnë mbi fortësinë e
ujit në zonën tuaj. Është e rëndësishme që të
vendosni nivelin e duhur të zbutësit të ujit për të
garantuar rezultate të mira larjeje.
PËRDORIMI I KRIPËS, SHPËLARËSIT DHE
DETERGJENTIT
• Përdorni vetëm kripë, shpëlarës dhe
detergjent për enëlarëse. Produktet e tjera
mund të shkaktojnë dëmtimin e pajisjes.
• Në zonat me ujë të rëndë dhe shumë të rëndë
ne rekomandojmë përdorimin e një detergjenti
të thjeshtë për lavastovilje (pluhur, xhel,
tableta pa agjentë shtesë), shpëlarësit dhe
kripës veçmas për rezultate optimale pastrimi
dhe tharjeje.
• Të paktën një herë në muaj vëreni pajisjen në
punë duke përdorur pastrues që është
veçanërisht i përshtatshëm për pastrimin e
pajisjes.
• Tabletat e detergjentit nuk shkrihen plotësisht
në programet e shkurtra. Për të parandaluar
mbetjet e detergjentit tek takëmet, ne ju
rekomandojmë që t'i përdorni tabletat me
programet e gjata.
• Mos përdorni më shumë se sasia e duhur e
detergjentit. Referojuni udhëzimeve që jepen
në paketimin e detergjentit.
SI TË VEPRONI NËSE DËSHIRONI TË
NDALONI PËRDORIMIN E TABLETAVE TË
SHUMËFISHTA
Përpara se të përdorni veç e veç detergjentin,
kripën dhe shpëlarësin, kryeni procedurën e
mëposhtme.
1. Vendosni nivelin më të lartë të zbutësit të ujit.
2. Sigurohuni që kutia e kripës dhe kutia e
shpëlarësit të jenë plot.
3. Nisni programin më të shkurtër me fazë
shpëlarjeje. Mos shtoni detergjent dhe mos i
ngarkoni koshat.
4. Kur programi të përfundojë, përshtateni
zbutësin e ujit sipas fortësisë së ujit në zonën
tuaj.
5. Rregulloni sasinë e lëshimit të shpëlarësit.
VENDOSJA E ENËVE NË KOSHA
• Përdoreni pajisjen vetëm për të larë artikujt që
mund të lahen në enëlarëse.
• Mos vendosni në pajisje artikuj prej druri, briri,
alumini, kallaji dhe bakri.
• Mos fusni në pajisje artikuj që thithin ujë
(sfungjerë, lecka për pastrim).
• Hiqni ushqimet e mbetura nga enët.
• Zbutini ushqimet e djegura të mbetura mbi
artikuj.
• Futini enët e thella (filxhanët, gotat dhe
tenxheret) me pjesën e hapur të drejtuar për
poshtë.
• Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos
ngjiten bashkë. Lugët përziejini bashkë me
takëmet e tjera.
• Sigurohuni që gotat të mos prekin njëra-
tjetrën.
• Vendosni artikujt e vegjël në koshin e
takëmeve.
• Vendosni artikujt e lehtë në koshin e sipërm.
Sigurohuni që artikujt të mos lëvizin.
• Sigurohuni që krahu spërkatës mund të lëvizë
lirisht përpara se të nisni një program.
PËRPARA FILLIMIT TË NJË PROGRAMI
Sigurohuni që:
• Filtrat janë të pastër dhe të vendosur saktë.
• Kapaku i kutisë së kripës është i shtrënguar.
• Krahët spërkatës nuk janë të bllokuar.
• Ka kripë për enëlarëse dhe shpëlarës (përveç
rastit kur përdorni tableta të shumëfishta).
• Pozicionimi i artikujve në kosha është i saktë.
• Programi mund të përdoret për llojin e
ngarkesës dhe për shkallën e ndotjes.
• Është përdorur sasia e duhur e detergjentit.
ZBRAZJA E KOSHAVE
1. Lërini enët të ftohen para se t'i hiqni ato nga
pajisja. Enët e nxehta mund të dëmtohen
lehtë.
2. Boshatisni koshin e poshtëm në fillim e më
pas atë të sipërmin.
Në përfundim të programit, mund të
mbetet ende ujë në anët dhe në
derën e pajisjes.
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Nëse pajisja nuk niset ose ndalon gjatë punës,
përpara se të kontaktoni me qendrën e autorizuar
të shërbimit, kontrolloni nëse mund ta zgjidhni
problemin vetë me ndihmën e informacionit në
tabelë.
14










