User manual
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të
sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të
ardhmen.
SIGURIA E FËMIJËVE DHE PERSONAVE ME
PROBLEME
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose
mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse
këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin
e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
• Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajini detergjentet larg fëmijëve.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së pajisjes
gjatë kohës që ajo është e hapur.
• Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
SIGURIA E PËRGJITHSHME
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe për
përdorime të ngjashme, si p.sh.:
– në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për personelin në
dyqane, në zyra dhe në ambiente të tjera pune;
– nga klientët në hotele, motele, hotele me mëngjes dhe
ambiente të tjera banimi.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
• Presioni i ujit në punë (minimal dhe maksimal) duhet të jetë
mes 0.5 (0.05) / 8 (0.8) bar (MPa)
• Ruani numrin maksimal prej 9 cilësimeve të pozicionit.
• Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit është e
dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, qendra e
2










