User manual

gjitha në 1''). Ndiqni udhëzimet e shfaqura në
paketim.
Zgjidhni një program sipas llojit të ngarkesës
dhe shkallës së ndotjes. ofron
përdorimin më efikas të konsumit të ujit dhe të
energjisë.
ZBUTËSI I UJIT
Zbutësi i ujit heq mineralet nga furnizimi me ujë,
gjë e cila do të kishte efekt përkeqësues në
rezultatet e larjes dhe në pajisje.
Sa më e lartë të jetë përmbajtja e këtyre
mineraleve, aq më i fortë është uji. Fortësia e ujit
matet në shkallët ekuivalente.
Zbutësi i ujit duhet të rregullohet sipas fortësisë
së ujit në zonën tuaj. Autoritetet përkatëse të
ujësjellësit, mund t'ju informojnë mbi fortësinë e
ujit në zonën tuaj. Është e rëndësishme që të
vendosni nivelin e duhur të zbutësit të ujit për të
garantuar rezultate të mira larjeje.
PËRDORIMI I KRIPËS, SHPËLARËSIT DHE
DETERGJENTIT
Përdorni vetëm kripë, shpëlarës dhe
detergjent për enëlarëse. Produktet e tjera
mund të shkaktojnë dëmtimin e pajisjes.
Në zonat me ujë të rëndë dhe shumë të rëndë
ne rekomandojmë përdorimin e një detergjenti
të thjeshtë për lavastovilje (pluhur, xhel,
tableta pa agjentë shtesë), shpëlarësit dhe
kripës veçmas për rezultate optimale pastrimi
dhe tharjeje.
Të paktën një herë në muaj vëreni pajisjen në
punë duke përdorur pastrues që është
veçanërisht i përshtatshëm për pastrimin e
pajisjes.
Tabletat e detergjentit nuk shkrihen plotësisht
në programet e shkurtra. Për të parandaluar
mbetjet e detergjentit tek takëmet, ne ju
rekomandojmë që t'i përdorni tabletat me
programet e gjata.
Mos përdorni më shumë se sasia e duhur e
detergjentit. Referojuni udhëzimeve që jepen
në paketimin e detergjentit.
SI TË VEPRONI NËSE DËSHIRONI TË
NDALONI PËRDORIMIN E TABLETAVE TË
SHUMËFISHTA
Përpara se të përdorni veç e veç detergjentin,
kripën dhe shpëlarësin, kryeni procedurën e
mëposhtme.
1. Vendosni nivelin më të lartë të zbutësit të ujit.
2. Sigurohuni që kutia e kripës dhe kutia e
shpëlarësit të jenë plot.
3. Nisni programin më të shkurtër me fazë
shpëlarjeje. Mos shtoni detergjent dhe mos i
ngarkoni koshat.
4. Kur programi të përfundojë, përshtateni
zbutësin e ujit sipas fortësisë së ujit në zonën
tuaj.
5. Rregulloni sasinë e lëshimit të shpëlarësit.
VENDOSJA E ENËVE NË KOSHA
Përdoreni pajisjen vetëm për të larë artikujt që
mund të lahen në enëlarëse.
Mos vendosni në pajisje artikuj prej druri, briri,
alumini, kallaji dhe bakri.
Mos fusni në pajisje artikuj që thithin ujë
(sfungjerë, lecka për pastrim).
Hiqni ushqimet e mbetura nga enët.
Zbutini ushqimet e djegura të mbetura mbi
artikuj.
Futini enët e thella (filxhanët, gotat dhe
tenxheret) me pjesën e hapur të drejtuar për
poshtë.
Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos
ngjiten bashkë. Lugët përziejini bashkë me
takëmet e tjera.
Sigurohuni që gotat të mos prekin njëra-
tjetrën.
Vendosni artikujt e vegjël në koshin e
takëmeve.
Vendosni artikujt e lehtë në koshin e sipërm.
Sigurohuni që artikujt të mos lëvizin.
Sigurohuni që krahu spërkatës mund të lëvizë
lirisht përpara se të nisni një program.
PËRPARA FILLIMIT TË NJË PROGRAMI
Përpara se të nisni programin e zgjedhur,
sigurohuni që:
Filtrat janë të pastër dhe të vendosur saktë.
Kapaku i kutisë së kripës është i shtrënguar.
Krahët spërkatës nuk janë të bllokuar.
Ka kripë dhe shpëlarës të mjaftueshëm
(përveç rastit kur përdorni tableta të
shumëfishta).
Pozicionimi i artikujve në kosha është i saktë.
Programi mund të përdoret për llojin e
ngarkesës dhe për shkallën e ndotjes.
Është përdorur sasia e duhur e detergjentit.
ZBRAZJA E KOSHAVE
1. Lërini enët të ftohen para se t'i hiqni ato nga
pajisja. Enët e nxehta mund të dëmtohen
lehtë.
2. Boshatisni koshin e poshtëm në fillim e më
pas atë të sipërmin.
11