User manual

Udhëzime dhe këshilla
Zbutësi i ujit
Uji i fortë përmban një sasi të lartë
mineralesh që mund të shkaktojnë dëmtimin
e pajisjes dhe rezultate të këqija në larje.
Zbutësi i ujit i neutralizon këto minerale.
Kripa e enëlarëses e mban zbutësin e ujit të
pastër dhe në gjendje të mirë. Është e
rëndësishme që të vendosni nivelin e duhur
të zbutësit të ujit. Kjo bën të mundur që
zbutësi i ujit të përdorë sasinë e duhur të
kripës së enëlarëses dhe të ujit.
Përdorimi i kripës, shpëlarësit dhe
detergjentit
Përdorni vetëm kripë, shpëlarës dhe
detergjent për enëlarëse. Produktet e tjera
mund të shkaktojnë dëmtimin e pajisjes.
Në fazën e fundit të shpëlarjes, shpëlarësi
ndihmon që enët të thahen pa vija dhe pa
pika.
Tabletat e detergjenteve të kombinuar
përmbajnë detergjent, shpëlarës dhe
agjentë të tjerë shtesë. Sigurohuni që këto
tableta të mund të përdoren për fortësinë e
ujit në zonën tuaj. Referojuni udhëzimeve
që gjeni në paketimin e këtyre produkteve.
Tabletat e detergjentit nuk shkrihen
plotësisht në programet e shkurtra. Për të
parandaluar mbetjet e detergjentit tek
takëmet, ne ju rekomandojmë që t'i
përdorni tabletat me programet e gjata.
Mos përdorni më shumë se sasia e
duhur e detergjentit. Referojuni
udhëzimeve që jepen në paketimin e
detergjentit.
Vendosja e enëve në kosha
Referojuni fletëpalosjes së ofruar me
shembujt për vendosjen e enëve në
kosha.
Përdoreni pajisjen vetëm për të larë artikujt
që mund të lahen në enëlarëse.
Mos vendosni në pajisje artikuj prej druri,
briri, alumini, kallaji dhe bakri.
Mos fusni në pajisje artikuj që thithin ujë
(sfungjerë, lecka për pastrim).
Hiqni ushqimet e mbetura nga enët.
Për ta hequr me lehtësi ushqimin e djegur
dhe të ngjitur, njomini tenxheret dhe tiganët
me ujë përpara se t'i futni në pajisje.
Futini enët e thella (filxhanët, gotat dhe
tenxheret) me pjesën e hapur të drejtuar
për poshtë.
Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos
ngjiten bashkë. Lugët përziejini bashkë me
takëmet e tjera.
Sigurohuni që gotat të mos prekin njëra-
tjetrën.
Vendosni artikujt e vegjël në koshin e
takëmeve.
Vendosni artikujt e lehtë në koshin e
sipërm. Sigurohuni që ato të mos lëvizin.
Sigurohuni që krahët spërkatës mund të
lëvizin lirisht përpara se të nisni një
program.
Përpara fillimit të një programi
Sigurohuni që:
Filtrat janë të pastër dhe të vendosur saktë.
Krahët spërkatës nuk janë të bllokuar.
Pozicionim i artikujve në kosha është i
saktë.
Programi mund të përdoret për llojin e
ngarkesës dhe për shkallën e ndotjes.
Është përdorur sasia e duhur e detergjentit.
Ka kripë për enëlarëse dhe shpëlarës
(përveç rastit kur përdorni tableta
detergjenti).
Kapaku i kutisë së kripës është i
shtrënguar.
Kujdesi dhe pastrimi
10
www.zanussi.com