User manual
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
Sfungjerët, pecetat e kuzhinës dhe çdo objekt
që mund të thithë ujin nuk duhet të lahen në
enëlarëse.
• Përpara se të fusni brenda enët, duhet të:
– Hiqni nga enët çdo mbetje apo copëz
ushqimi.
– Zbutni mbetjet e ushqimit të djegur nga
tavat apo tiganët
• Kur fusni enët dhe takëmet, ju lutemi vini re:
– Enët dhe takëmet nuk duhet të pengojnë
rrotullimin e krahëve spërkatës.
– Objekte të tilla të zgavruara, si filxhanë,
gota, tenxhere, etj. vendosini me pjesën
e hapur nga poshtë, në mënyrë që të mos
mblidhet ujë në mbajtëse apo më poshtë.
– Enët dhe takëmet nuk duhet të vendosen
njëra brenda tjetrës apo të mbulojnë
njëra-tjetrën.
– Për të shmangur dëmtime të gotave,
është mirë që ato të mos takojnë me
njëra-tjerën.
– Vendosini objektet e vogla në shportën e
takëmeve.
• Enët dhe tavat plastike me veshje që nuk
ngjit kanë tendencën të mbajnë pika uji; këto
nuk do thahen po aq mirë sa enët prej
porcelani dhe çeliku.
• Sendet e lehta (tasa plastikë etj.) duhet të
vendosen në koshin e sipërm në mënyrë të
tillë që të mos lëvizin.
Për larjen në enëlarëse, takëmet dhe enët e mëposhtme:
nuk janë të përshtatshme: janë deri diku të përshtatshme:
• Takëme me bisht druri, briri, porcelani kinez apo me
xhevahirë.
• Sende plastike që nuk i rezistojnë të nxehtit.
• Takëme të vjetra me pjesë të ngjitura që nuk i
rezistojnë temperaturës.
• Takëme apo enë të shtresëzuara.
• Sende kallaji apo bakri.
• Gota prej kristal plumbi.
• Sende çeliku të prirura për t'u ndryshkur.
• Pjatanca prej druri.
• Sende të bëra prej fibrash sintetike.
• Lani prodhime gresi në enëlarëse vetëm në rast se
është shënuar posaçërisht nga prodhuesi se mund
të lahen në enëlarëse.
• Dizenjot me lustër mund të çngjyrosen nëse lahen
shpesh në pajisje.
• Pjesët e argjendta dhe prej alumini kanë tendencën
të humbasin ngjyrën gjatë larjes: Mbeturinat, si psh.
e bardha e vezës, e verdha e vezës dhe mustarda
shpesh shkaktojnë çngjyrosje e njollosje mbi
argjend. Për këtë arsye, pastroni gjithmonë
mbeturinat e mbetura në enët prej argjendi, nëse
nuk do të lahen menjëherë pas përdorimit.
14