User manual
Pastroni plotësisht filtrat
A, B dhe C në ujë të
rrjedhshëm.
Rrotullojeni dorezën
pothuajse 1/4 e rrotullimit
në drejtim antiorar dhe
nxirrni filtrat B dhe C.
Hiqni filtrin A nga
bazamenti i mbajtësit të
detergjentit larës.
Rivendosini filtrat dhe
bllokojeni duke e rrotulluar
dorezën në drejtim orar
derisa të ndalojë.
Pastrimi i krahëve spërkatës
Mos u përpiqni KURRË të hiqni krahët
spërkatës.
Nëse mbeturina kanë bllokuar vrimat e krahëve
spërkatës, hiqini ato me ndihmën e një shkopi
koktejli.
Pastrimi i jashtëm
Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe
tablonë e kontrollit më një leckë të butë të
njomë. Nëse është e nevojshme, përdorni
vetëm detergjentë neutralë. Mos përdorni kurrë
produkte gërryese, sfungjerë kruajtës apo
tretës (si aceton, trikloroetilent, etj....).
Pastrimi i brendshëm
Sigurohuni që gjithë buzët e derës, mbajtësit e
detergjentit dhe shpëlarësit të pastrohen
rregullisht me një leckë të njomë.
Ne ju rekomandojmë të kryeni çdo 3 muaj
programin larës për enët e ndotura shumë,
duke përdorur detergjentë dhe pa enë brenda.
18