User manual
Periudha të gjata mos-
përdorimi
Nëse nuk e përdorni pajisjen për një kohë të
gjatë, ju këshillojmë që të:
1. Hiqni nga priza pajisjen e më pas mbyllni
ujin.
2. Lëreni derën pak të hapur për të
parandaluar formimin e erërave të
pakëndshme.
3. Lëreni të pastër pjesën e brendshme të
pajisjes.
Masa paraprake kundër
ngrirjes
Mos e vendosni pajisjen në një vend ku
temperatura është nën 0°C. Nëse nuk e
shmangni dot një gjë të tillë, zbrazeni pajisjen,
mbylleni derën e pajisjes, shkëpusni tubin e
hyrjes së ujit dhe zbrazeni atë.
Lëvizja e pajisjes
Nëse ju duhet të lëvizni pajisjen (nëse
ndryshoni shtëpi, etj....):
1. Hiqeni atë nga priza.
2. Shkëputni rubinetin e ujit.
3. Shkëpusni tubat e hyrjes dhe shkarkimit të
ujit.
4. Tërhiqeni pajisjen së bashku me tubat.
Shmangni animin e pajisjes gjatë transportimit.
Çështje të ambientit
Materiali paketues
Materialet paketuese janë të favorshme për
ambientin dhe mund të riciklohen. Elementët
plastikë identifikohen nëpërmjet shenjave të
tilla, si >PE<, >PS<, etj. Lutemi të mënjanoni
materialet e paketimit në koshin përkatës të
plehrave, pranë vendit të caktuar të plehrave të
zonës.
KUJDES
Nëse pajisja nuk do të përdoret më:
• Hiqni spinën nga priza.
• Priteni kabllin dhe spinën dhe hiqini ato.
• Hiqni gremçin e derës. Kjo parandalon
rrezikun që fëmijët të mbeten brenda duke
rrezikuar kështu jetën e tyre.
Ç'të bëni kur ...
Enëlarësja nuk fillon punën ose ndalon në mes
të proçesit.
Disa probleme shkaktohen si pasojë thjesht e
mungesës së mirëmbajtjes apo vëmendjes,
çka mund të zgjidhet me ndihmën e treguesve
të përshkruar në tabelë, pa qenë nevoja të
thërrisni një inxhinier.
Fikeni enëlarësen dhe kryeni veprimet e
mëposhtme që ju sugjerojmë për korigjimin e
problemit.
19