User manual

Kodi i defektit dhe keqfunksionimi Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
1 sinjal akustik me ndërprerje
pulsimi pa ndërprerje i dritës së programit në
proces
1 pulsim i dritës tregues të "përfundimit të
programit "
Enëlarësja nuk mbushet me ujë.
Rubineti i ujit është i bllokuar ose i veshur me
shtresë gëlqerore.
Pastroni rubinetin e ujit.
Rubineti i ujit është i mbyllur.
Hapeni rubinetin e ujit.
Filtri (atje ku ndodhet) në tubin e rrudhosur të lidhur
me valvulën e hyrjes së ujit është bllokuar.
Pastroni filtrin në zorrën e montuar.
Tubi i hyrjes së ujit nuk është vendosur mirë ose
është përthyer apo shkelur.
Kontrolloni lidhjen e tubit të hyrjes së ujit.
2 sinjale akustike me ndërprerje
pulsimi pa ndërprerje i dritës së programit në
proces
2 pulsime i dritës treguese të "përfundimit të
programit "
Enëlarësja nuk e kullon ujin.
Rubineti i lavapjatës është i bllokuar.
Pastroni rubinetin e lavapjatës.
Tubi i kullimit të ujit nuk është vendosur mirë ose
është përthyer apo shkelur.
Kontrolloni lidhjen e tubit të kullimit të ujit.
3 sinjale akustike me ndërprerje
pulsimi pa ndërprerje i dritës së programit në
proces
3 pulsime të dritës treguese të "përfundimit të
programit"
Mekanizmi anti-përmbytje është i aktivizuar
Mbyllni rubinetin e ujit dhe kontaktoni Qendrën lokale
të Shërbimit.
Programi nuk fillon punën. Dera e enëlarëses nuk është mbyllur mirë.
Mbylleni derën.
Spina kryesore nuk është në prizë.
Futni kabllin e ushqimit.
Ka rënë siguresa në kutinë e siguresave të shtëpisë.
Riaktivizoni siguresën.
Pasi t'i keni kryer këto kontrolle; ndizni
enëlarësen. Programi do të vazhdojë punën
nga momenti në të cilin e ndërpretë.
Nëse kodi i keqfunksionimit apo defektit do të
rishfaqet, kontaktoni Qendrën lokale të
Shërbimit të Klientit.
Për kode të tjera defekti që nuk paraqiten në
tabelën e mësipërme, lutemi kontaktoni
Qendrën lokale të Shërbimit të Klientit.
20