User manual
Tubi i shkarkimit
Lidheni tubin e shkarkimit
me lavapjatin.
Lartësia e nevojshme: 30
deri 100 cm mbi
bazamentin e enëlarëses.
Sigurohuni që tubat të
mos jenë të përdredhur, të
shtypur apo të ngatërruar.
Kur lidhni tubin e
shkarkimit me një rubinet
nën lavapjat, e gjithë
membrana plastike (A)
duhet hequr. Nëse nuk e
hiqni gjithë membranën,
do të keni si pasojë
mbeturina ushqimesh që
do të grumbullohen me
kalimin e kohës duke
bllokuar kështu rubinetin e
shkarkimit të enëlarëses.
Nëse përdorni një zgjatim të tubit të shkarkimit,
gjatësia totale nuk duhet t'i kalojë 4 metrat.
Gjithashtu, diametri i brendshëm i bashkuesve
që shërbejnë për lidhjen me tubin e shkarkimit
nuk duhet të jetë më i vogël se diametri i tubit.
KUJDES
Për të shmangur rrjedhje të ujit pas instalimit,
sigurohuni që dadot bashkuese të ujit të jenë
shtrënguar fort.
Lidhjet elektrike
KUJDES
Sipas standardeve të sigurisë, pajisja duhet
tokëzuar.
Përpara se të përdorni pajisjen për herë të parë,
sigurohuni që voltazhi dhe lloji i rrymës i treguar
25