User manual
Të dhëna për sigurinë
Për sigurinë tuaj si dhe për të siguruar një
përdorim të saktë, përpara se ta instaloni dhe
ta përdorni pajisjen për herë të parë, lexojeni
me kujdes këtë manual, duke përfshirë
udhëzimet dhe paralajmerimet. Për të
shmangur gabime apo aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme të
siguroheni që të gjithë njerëzit që përdorin këtë
pajisje të jenë njohur me mënyrën e përdorimit
dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini në një vend të
sigurt këto udhëzime dhe sigurohuni që të jenë
gjithmonë bashkë me pajisjen, nëse kjo e fundit
i dorëzohet apo i shitet dikujt tjetër. Kështu ata
që do të përdorin pajisjen, do të jenë të
mirëinformuar mbi përdorimin dhe sigurinë e
saj.
Përdorimi i duhur
• Kjo enëlarëse është ndërtuar vetëm për
larjen e takëmeve të kuzhinës, të
përshtatshme për larje në enëlarëse.
• Mos vendosni tretës në enëlarëse. Kjo mund
të shkaktojë një shpërthim.
• Thikat dhe takëmet e tjera me maja të
mprehta duhet të vendosen me majën nga
poshtë në shportën e posaçme për takëmet,
ose horizontalisht në shportën e sipërme.
• Përdorni vetëm produkte(detergjentë, kripë
dhe lëndë shpëlarëse) të përshtatshmë për
enëlarëset.
• Mos e hapni derën gjatë kohës që pajisja
është në punë e sipër, pasi mund të dalë
jashtë avull i nxehtë.
• Mos nxirrni nga pajisja asnjë enë përpara se
të mbarojë cikli i larjes.
• Pas përdorimit, shkëputeni pajisjen nga
korrenti dhe ndërprisni furnizimin me ujë.
• Ky produkt duhet të riparohet vetëm nga një
inxhinier i autorizuar servisi, si dhe duhet të
përdoren vetëm pjesë këmbimi origjinale.
• Në asnjë rast mos provoni ta riparoni vetë
pajisjen. Riparimet e kryera nga persona pa
përvojë mund të shkaktojnë dëmtime
serioze apo mosfunksionim serioz të
pajisjes. Kontaktoni Qendrën lokale të
Shërbimit të Klientit. Gjithmonë kërkoni
pjesë këmbimi origjinale.
Siguria e përgjithshme
• Detergjentët e enëlarëses mund të
shkaktojnë djegie kimike të syve, gojës dhe
fytit. Mund të rrezikoni jetën tuaj! Ndiqni
udhëzimet e sigurisë në kutinë e detergjentit
të enëlarëses.
• Uji brenda në pajisjen tuaj nuk është i
pijshëm. Në pajisje mund të kenë mbetur
mbetje të detergjentit.
• Sigurohuni që dera e enëlarëses të jetë
gjithmonë e mbyllur ndërsa po e mbushni
apo zbrazni me enë. Në këtë mënyrë do të
shmangni rrezikun e dëmtimit nga përplasja
me derën e hapur.
• Mos u ulni apo peshoni mbi derën e hapur.
Siguria për fëmijët
• Kjo pajisje është ndërtuar për t'u përdorur
nga të rritur. Mos i lejoni fëmijët të përdorin
enëlarësen të pambikëqyrur.
• Mbajini paketimet larg fëmijëve. Ekziston
rreziku të mbyten me to.
3