User manual

Mbajini të gjithë detergjentët në një vend të
sigurt ku fëmijët nuk mund t'i arrijnë.
Mbajini fëmijët larg enëlarëses kur dera e saj
është e hapur.
Instalimi
Kontrollojeni enëlarësen tuaj për ndonjë
dëmtim të mundshëm gjatë transportit. Mos
vini asnjëherë në punë një pajisje të
dëmtuar. Nëse enëlarësja juaj është e
dëmtuar, kontaktoni shitësin tuaj.
Duhet të hiqni të gjithë paketimet përpara se
të përdorni pajisjen.
Çdo ndërhyrje e nevojshme elektrike apo
hidraulike për instalimin e pajisjes duhet
kryer vetëm nga një teknik i specializuar.
Për arsye sigurie, është e rrezikshme të
ndryshoni specifikimet duke u përpjekur të
modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të
mundshme.
Mos e përdorni kurrë enëlarësen, nëse kablli
i ushqimit dhe zorra e ujit janë të dëmtuara;
ose nëse paneli i kontrollit, pjesa e sipërme
e pajisjes ose pjesa e bazamentit janë të
dëmtuara, në mënyrë të tillë që brendësia e
pajisjes është lehtësisht e arritshme.
Kontaktoni qendrën tuaj lokale të Shërbimit
të Klientit, për të shmangur rreziqe të
mundshme.
Asnjëherë mos shponi faqet anësore të
pajisjes për të shmangur dëmtime të
elementeve hidraulikë dhe elektrikë.
KUJDES
Për lidhjen me rrjetin e elektrik dhe me ujin,
ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në
paragrafë të caktuar.
Paneli i kontrollit
4