User manual

1
Butoni On/Off
2
Butonat e përzgjedhjes së programit
3
Butoni i shtyrjes së fillimit të procesit
4 Dritat treguese
5
Butonat e funksionit
Butonat e funksioneve
Krahas përzgjedhjes së programit për larjen e
enëve, mund të zgjidhni gjithashtu edhe
funksionet e mëposhtme me ndihmën e këtyre
butonave:
përzgjedhja e zbutësit të ujit,
çaktivizimi/aktivizimi i sinjaleve akustike.
Modaliteti i përzgjedhjes
E RËNDËSISHME
Mbani mend gjithmonë se për të:
regjistruar përzgjedhjen e zbutësit të ujit,
çaktivizuar/aktivizuar sinjalet akustike,
pajisja DUHET të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes:
Shtypni butonin On/Off, dritat e gjithë
programeve janë ndezur = pajisja është në
modalitetin e përzgjedhjes.
Shtypni butonin On/Off, VETËM një buton
programi është ndriçuar = është ruajtur i
regjistruar programi i fundit i përzgjedhur.
Në këtë rast, për t'u kthyer në modalitetin e
përzgjedhjes, duhet të anuloni programin.
Për të anuluar një program të regjistruar në
proces e sipër
Shtypni njëkohësisht butonat e funksionit B dhe
C, derisa dritat e butonit të GJITHË programeve
të jenë ndezur. Programi është anuluar dhe
pajisja tani është në modalitetin e përzgjedhjes.
Dritat treguese
Kripa Ndizet kur është mbaruar kripa e posaçme.
Nuk ndizet asnjëherë gjatë procesit të një programi
larës.
Lënda shpëlarëse Ndizet kur shpëlarësi është mbaruar.
Nuk ndizet asnjëherë gjatë procesit të një programi
larës.
Përfundimi i programit Ndizet kur programi larës ka përfunduar. Ka gjithashtu
edhe funksione të sinjalizimit viziv, gjatë:
përzgjedhjes së zbutësit të ujit,
çaktivizimit/aktivizimit të sinjaleve akustike,
ndërhyrjes së një alarmi për shkak të
keqfunksionimit të pajisjes.
5