User manual

Sinjalet akustike
Sinjalet akustike tregojnë se cilat procese është
duke kryer enëlarësja:
përzgjedhja e zbutësit të ujit,
përfundimi i programit,
ndërhyrja e një alarmi si shkak i
keqfunksionimit.
E RËNDËSISHME
Përzgjedhja e vendosur nga fabrika: sinjalet
akustike të aktivizuara.
Çaktivizimi/aktivizimi i sinjaleve akustike
1. Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet
të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2. Shtypni njëkohësisht dhe mbani shtypur
butonat e funksionit B dhe C derisa dritat e
butonave të funksionit A, B dhe C të fillojnë
të pulsojnë.
3.
Shtypni butonin e funksionit C, dritat e
butonave të funksionit A dhe B fiken,
ndërsa drita e butonit të funksionit C
fillojë të pulsojë. Në të njëjtën kohë, drita
treguese e përfundimit të programit
ndizet, duke treguar se sinjalet akustike
janë të aktivizuar.
4. Për të çaktivizuar sinjalet akustike, shtypni
sërish butonin e funksionit C, drita treguese
e përfundimit të programit fiket, duke
treguar se sinjalet akustike janë
çaktivizuar.
5. Për të regjistruar procesin, fikni enëlarësen
duke shtypur butonin On/Off.
Për të aktivizuar sërish sinjalet akustike, ndiqni
thjesht proceset e mësipërme, derisa drita
treguese e përfundimit të programit të ndizet.
Përzgjidhni dhe filloni një program larës.
E RËNDËSISHME
Përzgjidhni një program larës dhe shtyrjen e
fillimit të tij me dorën pak të hapur. Fillimi i
programit ose numërimi mbrapsht deri në
fillimin e shtyrë të programit, do të aktivizohen
vetëm pasi të keni mbyllur derën. Deri në atë
moment, keni mundësinë të ndryshoni
regjistrimet e bëra.
1. Kontrolloni që koshat të jenë ngarkuar në
mënyrë të saktë si dhe që krahët spërkatës
të jenë të lirshëm për t'u rrotulluar
2. Kontrolloni që rubineti i ujit të jetë i hapur
3. Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet
të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
4. Shtypni butonin që përkon me programin e
kërkuar (shihni tabelën "Programet larës")
6