User manual
Kur është përzgjedhur një program, drita
përkatëse do të ndizet.
5. Mbyllni derën e enëlarëses, programi fillon
automatikisht.
Regjistrimi dhe fillimi i
programit me funksionin e
"shtyrjes së fillimit të
programit"
1. Pasi të keni përzgjedhur një program larës,
shtypni butonin e shtyrjes së fillimit të
programit, derisa drita që përkon me orët e
zgjedhura të pulsojë (3h, 6h, 9h).
2. Mbyllni derën e enëlarëses, numërimi
mbrapsht fillon automatikisht.
3. Numërimi mbrapsht do të ecë me nga 3
orë.
4. Hapja e derës do të shkaktonte ndërprerje
të numërimit mbrapsht. Mbylleni derën;
numërimi mbrapsht do të vazhdojë nga
momenti në të cilin u ndërpre.
5. Pasi numërimi mbrapsht i kohës së fillimit
të ketë mbaruar, programi do të fillojë
automatikisht.
Anulimi i shtyrjes së fillimit të programit
Për të anuluar shtyrjen e fillimit të programit në
proces e sipër, duhet të riaktivizoni enëlarësen.
Shtypni njëkohësisht dhe mbajini shtypur
butonat e funksionit B dhe C derisa dritat e
butonit të gjithë programeve ndizen.
Me anulimin e shtyrjes së fillimit të programit,
anulohet gjithashtu edhe programi i regjistruar.
Në këtë rast duhet të regjistroni sërish
programin larës.
KUJDES
Ndërpritni ose anuloni një program larës në
proces e sipër, VETËM nëse është absolutisht
e domosdoshme.
Kujdes! Kur dera është e hapur mund të dalë
që andej avull i nxehtë. Hapeni derën me
kujdes.
Ndërprerja e një programi larës në proces e
sipër:
• Hapni derën e enëlarëses; programi do të
ndalojë. Mbylleni derën; programi do të fillojë
nga momenti në të cilin u ndërpre.
Anulimi i një programi larës në proces
• Hapni derën e enëlarëses; shtypni
njëkohësisht dhe mbani shtypur butonat e
funksionit B dhe C derisa butoni i gjithë
programeve të ndriçojë. Programi larës
është anuluar. .
• Nëse duhet të zgjidhni një program të ri
larës, kontrolloni që foleja e detergjentit të
jetë e mbushur me detergjent.
Anulimi i "shtyrjes së fillimit të programit"
• Për të anuluar shtyrjen e fillimit të programit
në proces, hapni derën dhe shtypni butonin
e shtyrjes së fillimit të programit, drita
përkatëse fiket.
• mbyllni derën, programi i regjistruar larës do
të fillojë automatikisht.
Përfundimi i programit larës
• Enëlarësja do të ndalojë automatikisht dhe
një sinjal akustik do t'ju informojë për
përfundimin e programit larës.
• Hapni derën e enëlarëses.
•
Drita treguese e përfundimit të programit
ndizet.
• Drita treguese e programit të
sapopërfunduar do të mbetet e ndezur.
7