User manual

Përdorimi i parë
Përpara se të përdorni enëlarësen për herë të
parë:
Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato
hidraulike të jenë në përputhje me
udhëzimet e instalimit
Hiqni gjithë paketimet nga brendësia e
pajisjes
Vendosni zbutësin e ujit
Hidhni 1 litër ujë brenda mbajtëses së kripës
dhe më pas mbusheni atë me kripë të
përshtatshme për enëlarësen
Mbushni folenë e shpëlarësit
Kur përdorni tabletat që përmbajnë si lëndë
shpëlarëse ashtu edhe detergjent:
nuk ka nevojë të shtoni shpëlarës tjetër
vendosni zbutësin e ujit
shtoni kripë të posaçme (për enëlarësen)
Kur përdorni tableta që përmbajnë
shpëlarës, detergjent, që kanë funksionin e
kripës e të tjera:
nuk ka nevojë të shtoni kripë të posaçme ose
shpëlarës tjetër.
Kontrolloni nëse detergjentet janë të
përshtatshëm për fortësinë e ujit tuaj. Ndiqni
udhëzimet e prodhuesit.
Regjistroni fortësinë e ujit në nivelin 1.
E RËNDËSISHME
Nëse nuk jeni të kënaqur nga rezultatet e
tharjes, ju këshillojmë:
1. Të mbushni mbajtësen e shpëlarësit me
shpëlarës.
2. Të vendosni dozimin e shpëlarësit në
pozicionin 2.
Nëse vendosni në të ardhmen të përdorni
detergjent të veçuar, ju këshillomë që:
Të mbushni folenë me kripë dhe shpëlarës.
Të rregulloni përzgjedhjen e fortësisë së ujit
në nivelin më të lartë si dhe të kryeni një
program larjeje normal, pa futur brenda
asnjë enë.
Të rregulloni përzgjedhjen e zbutjes së ujit
sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj.
Rregullimi i dozimit të shpëlarësit
Vendosni zbutësin e ujit
Enëlarësja është e pajisur me një impiant për
zbutjen e ujit, i ndërtuar për të hequr mineralet
dhe kripërat që hyjnë bashkë me ujin, çka do
të kishte një ndikim të dëmshëm dhe të
pafavorshëm për funksionimin e rregullt të
pajisjes.
Sa më e lartë të jetë përmbajtja e këtyre
mineraleve dhe kripërave, aq më i fortë është
uji. Fortësia e ujit matet në shkallët përkatëse
të çdo vendi, gradë Gjermane (°dH), gradë
Franceze (°TH) dhe mmol/l (milimol për litër -
njësi ndërkombëtare për fortësinë e ujit).
Funksioni i zbutjes së ujit duhet të rregullohet
sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj. Autoritetet
përkatëse të Ujësjellësit, mund t'ju informojnë
mbi fortësinë e ujit në zonën tuaj.
9