User manual

Zbutësi i ujit duhet vendosur në të dyja mënyrat:
manualisht, duke përdorur matësin e fortësisë
së ujit si dhe elektronikisht.
Përzgjedhja manuale e zbutësit të ujit(shih tabelën)
Vendoseni çelësin në
pozicionin 1 ose 2
Zbutësi i ujit është paravendosur që në fabrikë në
pozicionin 2.
Përzgjedhja elektronike
Enëlarësja është paravendosur që në fabrikë
në nivelin 5.
1. Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet
të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2. Shtypni njëkohësisht dhe mbani shtypur
butonat e funksionit B dhe C, derisa dritat
e butonave të funksionit A, B dhe C
fillojnë të pulsojnë.
3.
Shtypni butonin e funksionit A, dritat e
butonave të funksionit B dhe C fiken ndërsa
drita e butonit të funksionit A vazhdon të
pulsojë. Niveli aktual shfaqet në ekranin
dixhital dhe dëgjohen një seri sinjalesh me
ndërprerje.
Shembuj:
shfaqet, 5 sinjale akustike me
shkëputje, pushim, etj... = niveli 5 = niveli
5
shfaqet, 10 sinjale akustike me
shkëputje, pushim, etj... = niveli 10
4. Për të ndryshuar nivelin, shtypni butonin
A. Çdo herë që shtypet butoni, niveli
ndryshon. (Për zgjedhjen e një niveli të ri,
shiko tabelën).
Shembuj: Nëse niveli aktual është 5, duke
shtypur butonin e funksionit A një herë,
niveli 6 është përzgjedhur.
Nëse niveli aktual është 10, duke shtypur
butonin e funksionit A një herë, niveli 1
është përzgjedhur.
5. Për të memorizuar funksionin, fikni
enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
11