User manual

Ngarkoni koshin e sipërm.
Sendet e lehta (tasa
plastikë etj.) duhet të
vendosen në koshin e
sipërm në mënyrë të tillë
që të mos lëvizin.
Për sende më të larta,
mbajtëset e filxhanëve
mund të kthehen për lart.
Rregullimi i lartësisë së koshit
të sipërm
Nëse do të lani pjata shumë të mëdha, mund t'i
vendosni ato në koshin e poshtëm pasi të keni
spostuar koshin e sipërm në pozicionin e
sipërm.
Lartësia maksimale e enëve në:
koshi i sipërm koshi i poshtëm
Me koshin e sipërm të spostuar më
lart
20 cm 31 cm
Me koshin e poshtëm të spostuar
më poshtë
24 cm 27 cm
Për të spostuar koshin më lart, veproni si më
poshtë:
1. Tërhiqeni jashtë koshin derisa ai të ndalojë.
2. Me kujdes ngrini lart të dy skajet e koshit, derisa
mekanizmi të ketë zënë vend dhe koshi të
qëndrojë pa lëvizur.
16