User manual
Për programet me
paralarje, shtoni edhe një
dozë shtesë në
dhomëzën e posaçme B.
Kur përdorni detergjentë
në formë tabletash:
vendosini tabletat e
detergjentit në dhomëzën
e posaçme A.
Mbyllni kapakun.
Tabletat detergjente
Tabletat detergjente të prodhimeve të
ndryshme, treten me norma të ndryshme. Për
këtë arsye, disa tableta detergjentësh nuk e
arrijnë fuqinë e tyre të plotë larëse gjatë
programeve me larje të shkurtër. Për këtë
arsye, lutemi përdorni programe të gjata larëse
nëse përdorni tableta detergjente, për të
siguruar kështu mënjanim të plotë të mbetjeve
të detergjentit.
Funksioni I shumëfishtë
Kjo pajisje është e pajisur me "funksionin
Multitab", çka lejon përdorimin e tabletave
detergjente të kombinuara "Multitab ".
Këto produkte janë detergjentë me një funksion
të kombinuar larës, shpëlarës dhe kripe. Ato
mund të përmbajnë gjithashtu edhe agjentë të
tjerë të ndryshëm, në varësi të llojit të tabletës
që ju zgjidhni ("3 në 1", "4 në 1", "5 në 1" etj...)
Kontrolloni nëse këta detergjentë janë të
përshtatshëm për fortësinë e ujit tuaj. Shihni
udhëzimet e prodhuesit.
Pasi të jetë përzgjedhur ky funksion, ai do të
mbetet aktiv edhe për programet e mëposhtme
të larjes.
Me përzgjedhjen e këtij funksioni, zbrazja në
pajisje e shpëlarësit dhe kripës nga secila nga
mbajtëset e posaçme çaktivizohet
automatikisht dhe gjithashtu dritat treguese për
kripën dhe shpëlarësin janë të çaktivizuara.
Zgjidhni "funksionin Multitab " përpara fillimit të
një programi larës.
Me përdorimin e "funksionit Multitab ",
kohëzgjatja e cikleve mund të ndryshojë.
Pasi programi është në proçes, "funksioni
Multitab " NUK mund të ndryshohet më.
Nëse doni të përjashtoni "funksionin Multitab "
duhet të anuloni përzgjedhjen e programit e më
pas të çaktivizoni "funksionin Multitab ". Në këtë
rast duhet të rivendosni një program larës (dhe
përzgjedhjet e dëshiruara).
18