User manual
Aktivizimi/çaktivizimi i
funksionit Multitab
Shtypni butonin Multitab . drita përgjegjëse
treguese do të ndizet. Kjo do të thotë se
funksioni është aktiv.
Për të çaktivizuar funksionin, shtypni sërish
butonin Multitab : drita treguese fiket.
E RËNDËSISHME
Nëse rezultatet e tharjes nuk janë të
kënaqshme, ju sugjerojmë që të:
1. Mbushni me shpëlarës mbajtësin e
posaçme të shpëlarësit.
2. Aktivizoni mbajtësin e shpëlarësit.
3. Vendosni dozimin e shpëlarësit në
pozicionin 2.
• Aktivizimi/çaktivizimi i shpëlarësit është i
mundur vetëm nëse funksioni Multitab është
aktiv.
Aktivizimi/çaktivizimi i
mbajtësit të shpëlarësit
1. Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet
të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2. Shtypni njëkohësisht dhe mbani shtypur
butonat e funksioneve B dhe C, derisa drita
e butonave të funksionit A , B, dhe C të
fillojë të pulsojë.
3.
Shtypni butonin e funksionit B, dritat e
butonave të funksionit A dhe C do të fiken,
ndërsa drita e butonit të funksionit B do të
vazhdojë të pulsojë. Ekrani dixhital tregon
përzgjedhjen aktuale.
Mbajtësi i shpëlarësit i çaktivizuar
Mbajtësi i shpëlarësit i aktivizuar
4. Për të ndryshuar përzgjedhjen, shtypni
sërish butonin B, ekrani dixhital tregon
përzgjedhjen e re.
5. Për të memorizuar funksionin, fikni
enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
Nëse vendosni të ktheheni në përdorimin
standard të sistemit të detergjentit, ju
këshillojmë që të:
1. Çaktivizoni funksionin Multitab .
2. Rimbushni mbajtësin e kripës dhe atë të
shpëlarësit.
3. Rregulloni përzgjedhjen e fortësisë së ujit
në përzgjedhjen më të lartë dhe kryeni një
program larës pa futur enë brenda në
enëlarëse.
4. Rregulloni përzgjedhjen e fortësisë së ujit
sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj.
5. Rregulloni dozimin e shpëlarësit
Zbrazja e enëlarëses
• Enët e nxehta janë të ndjeshme ndaj
goditjeve.
Për këtë arsye, enët duhen lënë të ftohen
përpara se t'i nxirrni nga pajisja.
• Zbrazni koshin e poshtëm fillimisht e më pas
atë të sipërm; kjo do të shmangë rrjedhjen e
ujit nga koshi i sipërm mbi enët në koshin e
poshtëm.
19