User manual

igurohuni që pasi të keni instaluar pajisjen, ajo
të jetë lehtësisht e manovrueshme nga ana e
një inxhinieri, në rast se do të nevojitet ndonjë
riparim.
Nivelimi
Nivelimi i mirë është thelbësor për mbylljen e
saktë dhe puthitjen e derës.
Kur pajisja është niveluar siç duhet, dera nuk
do të takojë në asnjë anë të dollapit. Nëse dera
nuk mbyllet mirë, lironi apo shtrëngoni
këmbëzat e rregullueshme derisa pajisja të jetë
e niveluar plotësisht. (Shih modelin e
bashkëngjitur).
Lidhja me ujin
PARALAJMËRIM
Enëlarësja nuk duhet të lidhet me pajisje me
ujë të hapur apo ngrohës të menjëhershëm uji.
Kjo enëlarëse duhet ushqyer si me ujë të
nxehtë (maks. 60°) ashtu edhe me ujë të ftohtë.
Gjithësesi, ne ju këshillojmë një furnizim me ujë
të ftohtë.
PARALAJMËRIM
Për lidhjet me tubacionin kryesor të ujit,
përdorni vetëm tuba të rinj; mos rivini në
përdorim tuba të vjetër.
KUJDES
Nëse pajisja është e lidhur me tuba të rinj apo
tuba që nuk janë përdorur për një kohë të gjatë,
duhet të lini të rrjedhë uji disa minuta përpara
se të fusni tubin e spërdredhur të furnizimit me
ujë.
Tubi i spërdredhur i furnizimit
me ujë me valvulën e sigurisë
Lidheni tubin e furnzimit me ujë me një rubinet
uji me një dado të jashtme prej 3/4".
Pasi të keni lidhur tubin dy-murësh i furnizimit
me ujë, valvula e sigurisë ndodhet ngjitur me
rubinetin.
Nëse tubi i furnzimit me ujë ka rrjedhje, valvula
e sigurisë ndërpret furnizimin me ujë.
PARALAJMËRIM
Kablli elektrik për valvulën e sigurisë ndodhet
në tubin dy-murësh të furnizimit me ujë dhe
është me rrymë elektrike.
Për këtë arsye, mos e zhysni në ujë tubin e
furnizimit me ujë apo valvulën e sigurisë.
Bëni kujdes kur të vendosni tubin e furnizimit
me ujë
. Vendoseni tubin e furnizimit me ujë në mënyrë
të tillë që të jetë gjithmonë më poshtë se skaji
i poshtëm i valvulës së sigurisë.
Nëse tubi i furnizimit me ujë ose valvula e
sigurisë janë të dëmtuara, shkëpusni
menjëherë spinën kryesore nga priza.
KUJDES
A Tubi i furnizimit me ujë bashkë me valvulën
e sigurisë DUHET të zëvendësohet vetëm nga
Qendra lokale e Shërbimit të Klientit.
27