User manual
Modaliteti i përzgjedhjes
Pajisja është në modalitetin e përzgjedhjes
kur drita e butonit të përzgjedhjes së programit
është e ndezur dhe në ekranin dixhital shfaqen
2 vija horizontale (- -).
Kujtoni gjithmonë se kur kryeni veprimet e
mëposhtme:
• zgjidhni një program larës
• zgjidhni funksionin e zbutjes së ujit
• aktivizoni/çaktivizoni kutinë e shpëlarësit
• aktivizoni/çactivizoni sinjalet akustike.
pajisja DUHET të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes.
E RËNDËSISHME
Nëse drita e butonit të përzgjedhjes së
programit është e ndezur dhe kohëzgjatja (në
minuta) e një programi është e dukshme në
ekranin dixhital, do të vazhdojë të jetë aktiv
programi i zgjedhur për herë të fundit.
Në këtë rast, duhet të anuloni programin.
Shtypni dhe mbajeni të shtypur butonin Cancel
(Anulo) derisa në ekranin dixhital të shfaqen 2
vija horizontale. Programi është anuluar dhe
pajisja është tani në modalitetin e përzgjedhjes.
Sinjalet akustike
Sinjalet akustike janë ndihmëse për të treguar
funksionet që enëlarësja po kryen:
– përzgjedhjen e zbutësit të ujit,
– mbarimin e programit të larjes,
– sinjalizimin e një alarmi si pasojë e një
keqfunksionimi të pajisjes.
Përzgjedhjet e fabrikës: Sinjalet akustike të
aktivizuar
Është e mundur të çaktivizosh sinjalet akustike.
Aktivizimi/çactivizimi i sinjaleve
akustike.
1. Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet
të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2. Shtypni njëkohësisht dhe mbani shtypur
butonat e funksionit B dhe C derisa dritat e
butonave të funksionit A, B dhe C fillojnë
të ndriçojnë.
3.
Shtypni butonin e funksionit C, dritat e
butonave të funksionit A dhe B fiken ndërsa
drita e funksionit C pulson. Ekrani dixhital
tregon nivelin aktual.
Sinjalet akustike të çaktivizuara
Sinjalet akustike të aktivizuara
4. Për të ndryshuar përzgjedhjen, shtypni
sërish butonin e funksionit C; tani ekrani
dixhital do të tregojë përzgjedhjen e re.
5. 5. Për të memorizuar funksionin, fikni
enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
E RËNDËSISHME
Zgjidhni programin e larjes dhe shtyrjen e
programit me derën paksa të hapur. Fillimi i
programit ose numërimi mbrapsht i shtyrjes së
programit do të bëhet vetëm pas mbylljes së
derës së pajisjes. Deri në atë moment është e
mundur të modifikoni përzgjedhjet e bëra.
1. Kontrolloni që koshat janë ngarkuar në
mënyrën e duhur dhe se krahët spërkatës
janë të lirshëm për t'u rrotulluar
6