User manual

Kursimi i energjisë
Mund të kurseni energji gjatë gatimit të
përditshëm nëse ndiqni këshillat në vijim.
Vendosini enët e gatimit në zonën e
gatimit përpara aktivizimit të saj.
Fundi i enës së gatimit dhe zonat e gatimit
duhet të jenë të së njëjtës madhësi.
Enët më të vogla vendosini në zonat më të
vogla të gatimit.
Vendosini enët direkt në qendër të zonës
së gatimit.
Kur ngrohni ujë, përdorni vetëm sasinë e
ujit që ju nevojitet.
Nëse është e mundur, vendosni kapakët
mbi enët e gatimit.
Përdoreni nxehtësinë e mbetur për ta
mbajtur ushqimin ngrohtë ose për ta
shkrirë.
ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e
mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në
riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara
me simbolin e mbeturinave shtëpiake.
Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit
ose kontaktoni me zyrën komunale.
10 www.zanussi.com