User manual

neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
Hedhja e mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj për
t'u informuar mbi mënyrën e duhur të
hedhjes së pajisjes.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
me energji.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Përshkrim i produktit
Pamja e sipërfaqes së gatimit
145 mm
180 mm
1
3
2
1
Zona e gatimit
2
Treguesi i energjisë
3
Çelësat e kontrollit
Çelësi i kontrollit
Simboli Funksioni
0 Pozicioni fikur
1 - 6 Cilësimet e nxehjes
Nxehtësia e mbetur
PARALAJMËRIM!
Rrezik djegieje nga nxehtësia e
mbetur.
Përdorimi i përditshëm
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
Përpara përdorimit të parë
Vendosni enë gatimi me ujë në secilën nga
zonat e gatimit, vendoseni në pozicionin
maksimal dhe lëreni në punë vatrën për 10
min. Kjo bëhet për të djegur mbetjet në
pajisje. Pas kësaj, lëreni në punë vatrën në
pozicionin minimal për 20 min. Gjatë kësaj
periudhe mund të dalë erë e keqe dhe tym.
Kjo është normale. Sigurohuni që të ketë
ajrosje të mjaftueshme.
Përdorimi i pllakës me nxehje të shpejtë
Një pikë e kuqe në mes të pllakëzës tregon
një pllakëz me nxehje të shpejtë. Një pllakëz
me nxehje të shpejtë nxehet më shpejt se
pllakëzat e zakonshme. Pikat e kuqe janë
pikturuar mbi pllakëza. Ato mund të prishen
gjatë përdorimit dhe mundet edhe të fshihen
fare pas një periudhë kohe. Kjo nuk ndikon
negativisht në procesin e punës së vatrës.
Cilësimi i nxehtësisë
Për të caktuar ose ndryshuar cilësimin e
nxehtësisë, kthejeni çelësin në cilësimin e
duhur të nxehtësisë. Për ta çaktivizuar,
kthejeni çelësin në pozicionin e fikur.
Treguesi i energjisë aktivizohet kur
aktivizohen një ose më shumë zona gatimi.
Kur çaktivizoni zonat e gatimit, çaktivizohet
dhe treguesi.
www.zanussi.com 5