User manual

Për cepat me inoks të vatrës përdorni
pastrues special që përdoret vetëm për
inoks.
Cepi prej inoksi i pllakës mund të
ndryshojë ngjyrë si rezultat i temperaturës
së lartë.
Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe pastaj
thajini me një leckë të butë.
Pastrimi i vatrës elektrike
1. Përdorni pastrues pluhur ose sfungjerin e
pastrimit.
2. Pastrojeni vatrën me një leckë të njomë
dhe me pak detergjent.
3. Ngroheni vatrën në temperaturë të ulët
dhe lëreni të thahet.
4. Për t'i mbajtur vatrat në gjendje të mirë,
lyejini rregullisht me vaj për makinat
qepëse. Fshijeni vajin me letër thithëse.
Zgjidhja e problemeve
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Nuk arrini ta aktivizoni ose ta
vini në punë vatrën.
Vatra nuk është e lidhur me rrje‐
tin elektrik ose nuk është lidhur
saktë.
Kontrolloni nëse vatra është lid‐
hur siç duhet me rrjetin elektrik.
Referojuni qarkut të lidhjes.
Ka rënë siguresa. Sigurohuni që shkaku i mos‐
funksionimit është siguresa.
Nëse siguresa lirohet vazhdi‐
misht, kontaktoni një elektricist
të kualifikuar.
Nëse nuk mund të gjeni zgjidhje...
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje,
kontaktoni shitësin tuaj ose me një qendër
shërbimi të autorizuar. Jepni të dhënat nga
pllaka e specifikimeve. Sigurohuni që ta
përdorni vatrën saktë. Nëse jo, servisi nga
tekniku i shërbimit apo shitësi nuk do të jetë
falas, edhe gjatë periudhës së garancisë.
Udhëzimet lidhur me qendrën e shërbimit dhe
kushtet e garancisë janë në broshurën e
garancisë.
www.zanussi.com 7