User manual

Mos e përdorni pajisjen nëpërmjet një kohëmatësi të jashtëm
ose një sistemi komandimi të veçuar.
Mungesa e kontrollit të një gatimi me yndyrë ose vaj mbi një
vatër mund të jetë e rrezikshme dhe mund të rezultojë në zjarr.
Mos provoni kurrë që ta fikni zjarrin me ujë, por fikni pajisjen
dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me një kapak ose me
batanije kundër zjarrit.
Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët
nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e vatrës, sepse mund të
nxehen.
Nëse sipërfaqja prej qeramike xhami kriset, fikeni pajisjen për
të shmangur mundësinë e goditjes elektrike.
Pas përdorimit, fikini elementët e vatrës me kontrollet e saj dhe
mos u mbështetni te funksionimi i detektorit të enëve.
Udhëzime për sigurinë
Instalimi
Paralajmërim Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instaloj këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisjen
të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen
sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë
doreza sigurie.
Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues
për të mos lejuar që lagështira të shkaktoj
fryrje.
Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga
avulli dhe lagështira.
Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare. Duke vepruar kështu do të
parandaloni rënien e enëve të nxehta të
gatimit nga pajisja kur hapet dera ose
dritarja.
Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë
sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të sipërm,
të jetë e mjaftueshme për qarkullimin e
ajrit.
Sigurohuni që te hapësira e ventilimit prej 2
mm, mes sipërfaqes së gatimit dhe pjesës
ballore të njësisë nën të, të qëndrojë e lirë.
Garancia nuk mbulon gjithmonë dëmtimet
e shkaktuara nga mungesa e hapësirës së
mjaftueshme të ventilimit.
Pjesa e poshtme e pajisjes mund të
nxehet. Rekomandojmë që të instalohet një
panel ndarës me material që nuk digjet
poshtë pajisjes për të parandaluar arritjen e
pjesës së poshtme.
3
www.zanussi.com