User manual

Lidhja elektrike
Paralajmërim Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Përpara se të kryeni ndonjë veprim,
sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga
rryma.
Përdorni kabllo elektrike të përshtatshme.
Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike
(nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë
ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni
pajisjen me prizat që gjenden pranë
Sigurohuni që pajisja të instalohet saktë.
Kablloja ose spina e lirë ose e
papërshtatshme elektrike (nëse ka) mund
ta nxehë shumë terminalin.
Sigurohuni që të jetë instaluar mbrojtja ndaj
goditjeve elektrike.
Përdorni mbërthyesen e lirimit të tensionit
të kabllos.
Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën
elektrike (nëse ka) ose kabllon elektrike.
Kontaktoni me qendrën e shërbimit ose një
elektricist për ndërrimin e kabllos elektrike
të dëmtuar.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësa
mbrojtës të linjës, siguresa (siguresa tip
vidë të hequra nga mbajtësja), çelësa të
humbjeve në neutral dhe kontaktorë.
Përdorimi
Paralajmërim Rrezik lëndimi, djegiesh
ose goditjeje elektrike.
Përdoreni këtë pajisje në mjedis shtëpiak.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Mos përdorni një kohëmatës të jashtëm
ose një sistem komandimi të veçuar për të
vënë në përdorim pajisjen.
Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur gjatë
punës.
Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura
ose kur ajo ka kontakt me ujin.
Mos vendosni takëme dhe kapakë
tenxheresh mbi zonat e gatimit. Ato mund
të nxehen shumë.
Fikini zonat e gatimit pas çdo përdorimi.
Mos u mbështesni në detektorin e
tiganëve.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose për të mbajtur sende.
Nëse ka ndonjë të krisur mbi sipërfaqe,
shkëputeni pajisjen nga rrjeti, për të
shmangur goditjen elektrike.
Përdoruesit me stimulues kardiak duhet të
mbajnë një distancë minimale prej 30 cm
nga zonat e gatimit me induksion kur
pajisja është në punë.
Paralajmërim Rrezik zjarri ose
shpërthimi.
Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të
lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajeni flakën
ose objektet e nxehura larg nga yndyrat
dhe vajrat kur gatuani me to.
Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë mund
të shkaktojnë ndezje spontane.
Vaji i përdorur që përmban mbetje
ushqimore, mund të shkaktojë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vaji që
përdoret për herë të parë.
Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
Mos u përpiqni ta fikni një zjarr me ujë.
Shkëputni pajisjen dhe mbuloni flakën me
një kapak ose batanije të posaçme për
zjarre.
Paralajmërim Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Mos mbani enë të nxehta mbi panelin e
kontrollit.
4
www.zanussi.com