User manual

Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 2
Udhëzime për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 3
Përshkrim i produktit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5
Përdorimi I përditshëm _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme _ _ _ 6
Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 6
Zgjidhja e problemeve _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 7
Instalimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 8
Të dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 10
Probleme lidhen me mjedisin _ _ _ _ _ 11
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi dhe përdorimi i
pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me pajisjen, për
t'iu referuar në të ardhmen.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Paralajmërim Rrezik mbytjeje, lëndimi ose gjymtimi të
përhershëm.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose
mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse ata
mbikëqyren nga një i rritur ose nga një person që është
përgjegjës për sigurinë e tyre.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes, gjatë kohës
që ajo punon ose kur ftohet. Pjesët e prekshme janë të nxehta.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ju
rekomandojmë që ta aktivizoni.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa
mbikëqyrje.
Siguria e përgjithshme
Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen shumë gjatë
përdorimit. Mos prekni elementet e nxehjes.
2
www.zanussi.com