User manual

Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Paralajmërim Referojuni kapitujve të
sigurisë.
Enët
Bazamenti i enës duhet të jetë sa më i
trashë e i sheshtë të jetë e mundur.
Enët prej çeliku të smaltuar dhe me
bazamente alumini ose bakri mund të
shkaktojnë çngjyrosje mbi sipërfaqen
prej qelqi qeramik.
Paralajmërim Sigurohuni që tenxheret
të mos mbulojnë zonën e komandimit.
Konsumi i energjisë
Nëse është e mundur, vendosuni
enëve gjithmonë kapak.
Vendosini enët mbi një zonë gatimi
përpara se ta ndizni atë.
Fikini zonat e gatimit përpara
përfundimit të kohës së gatimit për të
përdorur nxehtësinë e mbetur.
Bazamenti i tenxhereve dhe zonat e
gatimit duhet të kenë përmasa të
njëjta.
Përdorni tenxhere dhe tiganë me fund që
përkojnë me përmasat e zonave të
gatimit.
Zona e gatimit Diametrat e enëve të gatimit
Përpara maks. 145 mm
Prapa maks. 180 mm
Shembuj të përdorimit për gatim
Nxehtë
sia
cilësim
i:
Përdoreni për:
1 Për të mbajtur ngrohtë
2 Për një valë të lehtë
3 Për të zier pak
4 Për skuqje / karamelizim
5 Për vlim
6 Për vlim / skuqje të shpejtë / skuqje të
thellë
Kujdesi dhe pastrimi
Paralajmërim Referojuni kapitujve të
sigurisë.
Pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
Përdorni gjithmonë enë me bazament të
pastër.
Paralajmërim Përpara se të bëni çdo lloj
mirëmbajtjeje apo pastrimi duhet ta
shkëpusni vatrën nga korrenti.
Vatra pastrohet më mirë ndërsa është
ende e ngrohtë, pasi derdhjet mund të
hiqen shumë më kollaj se po të ftoheshin mbi
të.
Paralajmërim Mjetet e mprehta dhe
fërkuese të përdorura për pastrim e
dëmtojnë pajisjen.
Për sigurinë tuaj, mos e pastroni pajisjen me
pastrues me avull ose me pastrues me
presion të lartë.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
qeramikën e xhamit nuk ndikojnë në
funksionimin e pajisjes.
Për të hequr papastërtitë:
1. Hiqni menjëherë: plastmasë të
shkrirë, celofan dhe ushqime me
sheqer. Nëse jo, pajisja do të dëmtohet
nga papastërtia. Përdorni kruajtëse të
posaçme për xhamin . Vendoseni
kruajtësen mbi sipërfaqen e xhamit në
një kënd të ngushtë dhe rrëshqiteni
tehun mbi sipërfaqe .
6
www.zanussi.com