User manual

Mos provoni kurrë që ta fikni zjarrin me ujë, por fikni pajisjen
dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me një kapak ose me
batanije kundër zjarrit.
Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit.
Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët
nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e vatrës, sepse mund
të nxehen.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen
për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike.
Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona
të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
UDHËZIMET PËR SIGURINË
INSTALIMI
PARALAJMËRIM! Vetëm një person
i kualifikuar duhet ta instalojë këtë
pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të
dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen
sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza
sigurie.
Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues për
të mos lejuar që lagështira të shkaktojë fryrje.
Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga avulli
dhe lagështira.
Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose nën
dritare. Duke vepruar kështu do të
parandaloni rënien e enëve të nxehta të
gatimit nga pajisja kur hapet dera ose dritarja.
Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë sigurohuni
që hapësira mes pjesës së poshtme të
pajisjes dhe sirtarit të sipërm, të jetë e
mjaftueshme për qarkullimin e ajrit.
Pjesa e poshtme e pajisjes mund të nxehet.
Sigurohuni që të instalohet një panel ndarës
me material që nuk digjet poshtë pajisjes për
të parandaluar arritjen e pjesës së poshtme.
LIDHJA ELEKTRIKE
PARALAJMËRIM! Rrezik zjarri dhe
goditje elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një
elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Përpara se të kryeni ndonjë veprim,
sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga
rryma.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me karakteristikat e
rrjetit elektrik. Nëse nuk përkojnë, kontaktoni
me një elektricist.
Sigurohuni që pajisja të instalohet saktë.
Kablloja ose spina e lirë ose e
papërshtatshme elektrike (nëse ka) mund ta
nxehë shumë terminalin.
Përdorni kabllo elektrike të përshtatshme.
Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
Sigurohuni që të jetë instaluar mbrojtja ndaj
goditjeve elektrike.
Përdorni mbërthyesen e lirimit të tensionit të
kabllos.
Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike
(nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë ose
enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni pajisjen
me prizat që gjenden pranë
Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe
kabëll zgjatues.
Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën elektrike
(nëse ka) ose kabllon elektrike. Kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit ose me një
3