User manual

elektriçist për ndërrimin e kabllos elektrike të
dëmtuar.
Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe
të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të
tillë që të mos hiqet pa vegla.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablli elektrik. Gjithmonë
tërhiqeni kabllin duke e kapur nga spina.
Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësa
mbrojtës të linjës, siguresa (siguresa tip vidë
të hequra nga mbajtësja), çelësa të humbjeve
në neutral dhe kontaktorë.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen
nga rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja
instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me
gjerësi minimale 3 mm.
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM! Rrezik lëndimi,
djegiesh dhe goditjeje elektrike.
Hiqni të gjithë paketimin, etiketat dhe veshjen
mbrojtëse (nëse ka) përpara përdorimit për
herë të parë.
Përdoreni pajisjen në mjedis shtëpiak.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur gjatë
punës.
Fikini zonat e gatimit pas çdo përdorimi.
Mos vendosni takëme ose kapakë tenxheresh
mbi zonat e gatimit. Ato mund të nxehen.
Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura ose
kur ajo ka kontakt me ujin.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose
për të mbajtur sende.
Nëse sipërfaqja e pajisjes kriset, shkëputeni
menjëherë pajisjen nga rrjeti elektrik. Kjo
bëhet për të parandaluar goditjet elektrike.
Kur e vendosni ushqimin në vaj të nxehtë, ai
mund të spërkasë.
PARALAJMËRIM! Rrezik zjarri dhe
shpërthimi
Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të
lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajeni flakën
ose objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe
vajrat kur gatuani me to.
Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë mund të
shkaktojnë ndezje spontane.
Vaji i përdorur që përmban mbetje ushqimore,
mund të shkaktojë zjarr në temperaturë më të
ulët sesa vaji që përdoret për herë të parë.
Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
PARALAJMËRIM! Rrezik dëmtimi i
pajisjes.
Mos mbani enë të nxehta mbi panelin e
kontrollit.
Mos vini enë bosh mbi vatrën e nxehtë.
Bëni kujdes të mos lini objekte ose enë gatimi
të bien mbi pajisje. Sipërfaqja mund të
dëmtohet.
Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë të
zbrazëta ose pa enë gatimi.
Mos vendosni letër alumini mbi pajisje.
Enët e gatimit prej gize, alumini ose enët me
fund të dëmtuar mund ta gërvishtin xhamin/
qeramikën prej xhami. Gjithmonë ngrijini këto
objekte kur duhet t'i vendosni në sipërfaqen e
gatimit.
Kjo pajisje është vetëm për përdorime gatimi.
Ajo nuk duhet të përdoret për funksione të
tjera, për shembull për ngrohje dhome.
KUJDESI DHE PASTRIMI
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
Çaktivizojeni pajisjen dhe lëreni të ftohet para
se ta pastroni.
Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga
energjia elektrike.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për
të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të
lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale.
Mos përdorni produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose objekte
metalike.
HEDHJA E MBETURINAVE
PARALAJMËRIM! Rrezik lëndimi
ose mbytjeje.
Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj për t'u
informuar mbi mënyrën e duhur të hedhjes së
pajisjes.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me
energji.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe hidheni
atë.
4