User manual

230
806606 946 1061
1201 1336 1611
Gjithashtu, mund të blini kosha të tjerë shtesë
nga qendra lokale e shërbimit.
Udhëzime dhe këshilla
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
Këshilla për ngrirjen
Për rezultate më të mira të procesit të
ngrirjes, ndiqni këshillat e mëposhtme:
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë tregohet në pllakën e
specifikimeve.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Gjatë kësaj
periudhe nuk duhet të shtohet ushqim
tjetër për t’u ngrirë.
Ngrini vetëm ushqime të cilësisë së lartë,
të freskëta dhe të pastruara mirë.
Përgatiteni ushqimin në racione të vogla
për të mundësuar ngrirjen e shpejtë dhe të
plotë të tij, si dhe për të mundësuar
shkrirjen e sasisë së dëshiruar.
Mbështilleni ushqimin me letër alumini ose
polietileni dhe sigurohuni që paketimi të
jetë hermetik.
Mos lejoni që ushqimet e freskëta të
pangrira të prekin ushqimet që janë
tashmë të ngrira, për të shmangur rritjen e
temperaturës së këtyre të fundit.
Ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe
më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa
shkurton jetëgjatësinë e ruajtjes së
ushqimeve.
Akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë
pas nxjerrjes nga ndarja e ngrirjes, mund
të shkaktojnë djegie të lëkurës nga ngrirja.
Këshillohet që të shënoni datën e ngrirjes
në çdo pako ushqimi të ngrirë, për të pasur
parasysh kohën e ruajtjes.
Këshilla për ruajtjen e ushqimeve të
ngrira
Për të arritur performancën më të mirë nga
kjo pajisje, duhet:
të siguroheni që ushqimet e ngrira që keni
blerë të jenë ruajtur siç duhet nga shitësi;
të siguroheni që ushqimet e ngrira të
transportohen nga dyqani në ngrirës
brenda një kohe sa më të shkurtër të
mundshme;
të mos e hapni shpesh apo ta lini kapakun
hapur më gjatë se ç'duhet.
Pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt
dhe nuk mund të ngrihet sërish.
Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të
përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
Pastrimi periodik
KUJDES!
Shkëputeni pajisjen nga energjia
elektrike përpara se të kryeni
ndonjë veprim mirëmbajtjeje.
Mos përdorni detergjente, produkte
gërryese, produkte pastrues me
shumë parfum ose pastrues me
përmbajtje dylli për të pastruar
pjesën e brendshme të pajisjes.
Kujdesuni që të mos dëmtoni
sistemin ftohës.
Nuk është nevoja të pastroni
zonën e kompresorit.
1. Fikni pajisjen.
www.zanussi.com 7