User manual

E rëndësishme Mos përdorni kurrë mjete të
mprehta metalike për të kruar akullin pasi
mund të dëmtoni pajisjen. Mos përdorni asnjë
pajisje mekanike apo mjete artificiale për të
përshpejtuar procesin e shkrirje, veç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi. Ngritja e
temperaturës së pakove të ushqimit të ngrirë,
gjatë shkrirjes, mund t'i shkurtojë jetën
ruajtjes së ushqimit.
Sasia e brymës në muret e pajisjes do
shtohet nëse ambienti i jashtëm ka nivel
lartë lagështire dhe nëse ushqimi i ngrirë nuk
është mbështjellë mirë.
Kohë të gjata mos-përdorimi
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të mëposhtme:
1. Fikni pajisjen.
2. Shkëputeni pajisjen nga priza.
3. Nxirrini të gjithë ushqimet nga pajisja.
4. Shkrini dhe pastroni pajisjen dhe gjithë
aksesorët e saj.
5. Lëreni kapakun hapur për të parandaluar
erërat e pakëndshme.
E rëndësishme Nëse pajisjen do ta mbani të
ndezur, kërkojini dikujt të kontrollojë herë pas
herë për të shmangur prishjen e ushqimit
brenda, në rast të luhatjeve elektrike.
Si të veprojmë nëse…
Kujdes Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë nga
priza.
Vetëm elektricistët e kualifikuar ose personat
kompetentë duhet të merren me rregullimet
apo defektet që nuk janë në këtë manual.
E rëndësishme Gjatë përdorimin normal
dëgjohen disa tinguj (nga kompresori,
qarkullimi i lëndës ftohëse).
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja bën zhurmë. Pajisja nuk është mbështetur mirë
në dysheme.
Kontrolloni nëse pajisja qëndron pa
lëvizur (të katër këmbët e saj duhet
të kenë prekur tokën).
Kompresori punon pa
ndërprerje.
Temperatura nuk është vendosur
siç duhet.
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
Dera është hapur shumë shpesh. Mos e mbani kapakun hapur më
shumë se ç'duhet.
Kapaku nuk është mbyllur mirë. Kontrolloni nëse kapaku është
mbyllur mirë dhe që rondelet janë
të padëmtuara dhe të pastra.
Sasi të mëdha ushqimi janë futur
brenda njëkohësisht për t'u ftohur.
Prisni disa orë dhe më pas
kontrollojeni temperaturën sërish.
Ushqimi i vendosur në pajisje ka
qenë shumë i ngrohtë.
Lëreni ushqimin të ftohet deri
temperaturën e dhomës përpara se
ta fusni në pajisje.
Temperatura e dhomës ku është
vendosur pajisja është shumë e
lartë për një funksionim të
efektshëm të pajisjes.
Përpiquni të ulni temperaturën në
dhomën ku qëndron pajisja.
8
www.zanussi.com