Basic Guide

Gjatë transportimit dhe instalimit të
pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e
qarkut ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
shmangni flakët e hapura dhe burimet
ndezëse
ajrosni tërësisht dhomën në të cilën
ndodhet pajisja
Është e rrezikshme të ndryshoni
specifikimet apo të përpiqeni ta
modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të
mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në
kabllo mund të shkaktojë qark të
shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
Paralajmërim Çdo komponent elektrik
(kabllo i ushqimit, spina, kompresori)
duhet të zëvendësohet nga një agjent i
certifikuar shërbimi ose nga një personeli i
kualifikuar i shërbimit.
1. Kablli i ushqimit nuk duhet të zgjatet.
2. Sigurohuni që spina nuk është
shtypur apo dëmtuar nga pjesa e
pasme e pajisjes. Një prizë e shtypur
apo e dëmtuar mund të mbinxehet e
mund të shkaktojë zjarr.
3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë
lehtësisht e arritshme.
4. Mos e tërhiqni prizën nga kablli.
5. Nëse priza e fuqisë është liruar, mos
futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik
goditjeje elektrike ose zjarri.
6. Nuk duhet të përdorni pajisjen pa
kapakun e llambës
1)
së ndriçimit të
brendshëm.
Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur
e lëvizni atë.
Mos hiqni e mos prekni sende nga
dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të
njoma, pasi kjo mund të shkaktojë
dëmtim të lëkurës ose djegie të
shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes
në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Llambushkat
2)
në këtë pajisje përdoren
llamba të posaçme të përzgjedhura
vetëm për përdorim në pajisje elektro-
shtëpiake. Ato nuk janë të përshtatshme
për t'u përdorur për ndriçim dhome.
Përdorimi i përditshëm
Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët
plastike të pajisjes.
Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng
të ndezshëm, pasi këto mund të
shpërthejnë.
Mos vendosni produkte ushqimore
drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit
që ndodhet në murin e pasmë.
3)
Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen
nëse janë shkrirë njëherë.
Ushqimet e ngrira të paketuara
paraprakisht, ruajini në pajisje sipas
udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
Këshillat e prodhuesit të pajisjes për
ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me
përpikmëri.
Mos vendosni pije të gazuara ose
shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes,
pasi këto krijojnë presion brenda shishes
dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të
dëmtojë pajisjen.
Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie
nëse konsumohen direkt nga pajisja.
Kujdesi dhe pastrimi
Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe
hiqeni nga priza.
Përpara së te përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e tij të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
Mos e pastroni pajisjen me objekte
metalike.
1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën
2) Nëse parashikohet përdorimi i llambave
3) Nëse pajisja është Pa formim bryme
3