User manual

1
2
2
3
4
1
Fundi i boshtit me vi
2
Rondelja (rondelja shtesë është vetëm
për Slloveni dhe Turqi)
3
Bërryli
4
Mbajtësja e tubit prej gome për gaz të
lëngshëm (vetëm për Slloveni dhe Turqi)
Gazi i lëngët: përdorni mbajtësen e tubit prej
gome. Gjithmonë përdorni rondelën. Më pas
vazhdoni me lidhjen e gazit. Tubi fleksibël
është gati për punë kur:
nuk nxehet më shumë se temperatura e
dhomës, ose më shumë se 30°C;
nuk është më i gjatë se 1500 mm;
të mos shfaqë përthyerje;
të mos tërhiqet apo përdridhet;
të mos bjerë në kontakt me pjesë të
mprehta ose qoshe;
të jetë lehtësisht i kontrollueshëm për të
kontrolluar gjendjen e tij.
Kontrollet për ruajtjen e tubit fleksibël bëhen
në mënyrë që:
të mos kenë plasaritje, prerje, shenja
djegieje në të dyja fundet si dhe në gjithë
gjatësinë e tij;
materiali përbërës i tij të mos jetë i forcuar,
por të ketë elasticitetin e duhur;
morsetat shtrënguese të mos jenë
ndryshkur;
afati i skadimit të mos ketë kaluar.
Nëse vihen re një ose më shumë anomali
mos u përpiqni ta ndreqni tubin, por thjesht
zëvendësojeni atë.
E rëndësishme Kur të ketë përfunduar
instalimi, sigurohuni që guarnicion i çdo lidhje
tubi të jetë si duhet. Përdorni një solucion me
sapun, jo flakë!
Zëvendësimi i injektorëve
1. Hiqni skarat mbajtëse të tenxhereve.
2. Hiqni kapakët dhe kurorat e pipëzës.
3. Hiqni injektorët me një çelës 7 dhe
zëvendësojini me ato që nevojiten për
llojin e gazit që përdorni (shikoni tabelën
në kapitullin "Të dhënat teknike").
4. Rimontoni pjesët, duke ndjekur të njëjtat
hapa në rend të kundërt.
5. Zëvendësoni etiketën e specifikimeve (që
është vendosur pranë tubit të furnizimit
me gaz) me një tjetër të përshtatshme
për llojin e gazit. Mund ta gjeni këtë
etiketë në ambalazhin që keni marrë
bashkë me pajisjen.
Nëse presioni i furnizimit me gas është i
ndryshueshëm ose i ndryshëm nga presioni i
duhur, ju duhet të vendosni një rregullues
presioni të përshtatshëm në tubin e furnizimit
me gas.
Rregullimi i nivelit minimal
Për të rregulluar nivelin e pipëzave:
1. Ndizni pipëzën.
2. Rrotulloni çelësin në pozicionin minimal.
3. Hiqni dorezën e kontrollit.
4. Me një kaçavidë të hollë, rregulloni
pozicionin e vidës së shuntimit.
5
www.zanussi.com