User manual

2
1
7
Në fillim ngrijeni me
kujdes panelin e
xhamit dhe më pas
hiqeni atë.
7
Pastroni panelin e xhamit me ujë dhe sapun.
Thani panelin e xhamit me kujdes.
Kur pastrimi të ketë mbaruar, instaloni panelin
e xhamit dhe derën e furrës. Kryejini hapat e
mësipërm në rend të kundërt.
Zona e afishimit duhet të vendoset përballë
anës së brendshme të derës. Sigurohuni që
pas instalimit sipërfaqja e kornizës së panelit
prej xhami në zonat e afishimit të mos jetë e
ashpër kur e prekni.
Paneli i parë (A) ka kornizë dekorative. Zona
e afishimit duhet të vendoset përballë anës së
brendshme të derës. Sigurohuni që pas
montimit sipërfaqja e kornizës së panelit prej
xhami (A) në zonat e afishimit të mos jetë e
ashpër kur e prekni.
Sigurohuni që të instaloni panelet e
brendshme të xhamit siç duhet në vendet e
tyre.
Ndërrimi i llambës
Vendoseni një pëlhurë në fund të pjesës së
brendshme të pajisjes. Kjo parandalon
dëmtimet në mbulesën prej qelqi të llambës
dhe hapësirën e furrës.
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike! Hiqni
siguresën përpara se të
zëvendësoni llambushkën.
Llamba e furrës dhe mbulesa prej
qelqi e llambës mund të jenë të
nxehta.
KUJDES!
Llambën halogjene kapeni
gjithmonë me një pecetë për të
evituar djegien e mbetjeve të
yndyrshme mbi llambë.
1. Çaktivizoni pajisjen.
2. Hiqni siguresat nga kutia e siguresave
ose çaktivizoni çelësin stakues.
Llambushka e pasme
1. Rrotullojeni mbulesën prej xhami të
llambushkës në drejtim të kundërt të
akrepave të orës për ta çmontuar.
2. Pastroni mbulesën prej xhami.
3. Ndërroni llambën me një llambë të
përshtatshme që i reziston nxehtësisë
300°C.
4. Montoni kapakun prej qelqi.
Zgjidhja e problemeve
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
www.zanussi.com 17