User manual
Shkrirja e ngrirësit
Do të formohet gjithmonë një sasi
e caktuar bryme në raftet e
ngrirësit dhe përreth ndarjes së
sipërme. Shkrijeni ngrirësin kur
shtresa e brymës të arrijë
trashësinë rreth 3-5 mm. Shkrirja
mund të përshpejtohet duke
vendosur në ngrirës tasa me ujë të
ngrohtë (jo me ujë të nxehtë).
KUJDES!
Mos përdorni kurrë vegla të
mprehta metalike për të gërryer
brymën nga avulluesi pasi mund ta
dëmtoni atë. Mos përdorni pajisje
mekanike apo mjete artificiale për
të përshpejtuar procesin e
shkrirjes, përveç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi.
Rritja e temperaturës së pakove të
ushqimit të ngrirë gjatë shkrirjes
mund të shkurtojë jetëgjatësinë e
ruajtjes së ushqimit.
1. Fikni pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.
2. Hiqni çdo ushqim nga pajisja, paketojini
me disa shtresa gazete dhe vendosini në
një vend të freskët.
3. Hiqni sirtarët e ngrirësit.
4. Vendosni material izolues rreth sirtarëve,
p.sh. shtroja ose gazeta.
5. Lëreni derën hapur dhe vendoseni
kruajtësen plastike në shtresën e
përshtatshme në qendër të bazamentit,
duke vendosur një tas poshtë për të
mbledhur ujin e shkrirë.
6. Gërryeni me kujdes akullin kur të fillojë të
shkrijë (përdorni një kruajtëse druri ose
plastike).
7. Pasi të ketë shkrirë i gjithë akulli, thani
tërësisht pjesën e brendshme dhe
mbajeni kruajtësen për përdorim të
ardhshëm.
8. Ndizni pajisjen dhe futini sërish ushqimet
e ngrira.
Periudhat e mospërdorimit
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata,
merrni masat paraprake të mëposhtme:
1. Shkëputeni pajisjen nga ushqimi elektrik.
2. Nxirrni jashtë të gjitha ushqimet.
3. Shkrini (nëse është nevoja) dhe pastroni
pajisjen dhe gjithë aksesorët e saj.
4. Pastroni pajisjen dhe gjithë aksesorët.
5. Lëreni derën/dyert paksa hapur për të
shmangur formimin e erërave të
pakëndshme.
PARALAJMËRIM!
Nëse pajisjen do ta mbani të
ndezur, kërkojini dikujt të
kontrollojë herë pas herë për të
shmangur prishjen e ushqimit
brenda, në rast të luhatjeve
elektrike.
Zgjidhja e problemeve
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja nuk punon. Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
10 www.zanussi.com