User manual

Duhet të zgjidhet përzgjedhja e saktë duke
pasur parasysh se temperatura brenda
pajisjes varet nga:
temperatura e dhomës;
shpeshtësia e hapjes së derës;
sasia e ushqimit që ruhet në të;
vendndodhja e pajisjes.
Nëse temperatura e ambientit
është e lartë ose nëse pajisja
është mbushur plot dhe është
vendosur në një temperaturë të
ulët, kjo mund të shkaktojë formim
të brymës në murin e pasmë. Në
këtë rast, vendoseni rregulluesin e
temperaturës në një përzgjedhje
më të lartë për të lejuar shkrirjen
automatike dhe reduktimin e
konsumit të energjisë.
Përdorimi i përditshëm
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
Energjia fillestare
KUJDES!
Përpara se të futni spinën në prizë
dhe të ndizni pajisjen për herë të
parë, lëreni pajisjen të qëndrojë
drejt në këmbë për të paktën 4 orë.
Kjo do të sigurojë kohën e
mjaftueshme që vaji të kthehet në
kompresor. Përndryshe kompresori
ose pjesët përbërëse elektronike
mund të dëmtohen.
Ruajtja e ushqimeve të ngrira
Kur e ndizni për herë të parë ose pas një
periudhe të gjatë mospërdorimi, lëreni
pajisjen të punojë për të paktën 2 orë përpara
se të futni produkte në ndarjen e ngrirësit.
Koshat e ngrirësit sigurojnë gjetjen e lehtë
dhe të shpejtë të paketave të ushqimit që
dëshironi. Nëse ju duhet të ruani sasi të
mëdha ushqimi, hiqni të gjithë sirtarët përveç
koshit të poshtëm që siguron qarkullim të mirë
të ajrit. Mund të vendosni ushqime që dalin 15
mm nga dera, në të gjithë raftet, përveç atij të
sipërm.
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, si për shembull për
shkak të shkëputjes së rrymës
elektrike, nëse mungesa e
energjisë elektrike ka zgjatur më
shumë se vlera e treguar në
tabelën e karakteristikave teknike
në “koha në rritje”, ushqimi i shkrirë
duhet të konsumohet shpejt ose të
gatuhet menjëherë e më pas të
vendoset sërish në ngrirje (pasi
është ftohur).
Ngrirja e ushqimit të freskët
Ndarja e ngrirësit është e përshtatshme për
ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe për
ruajtjen e ushqimeve të ngrira për një kohë të
gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk është e
nevojshme të ndryshoni vendosjen mesatare.
Gjithsesi, për një proces më të shpejtë
ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës në
një vendosje më të lartë për të përftuar
maksimumin e ftohtësisë.
Në këto kushte, temperatura e
dhomëzës së frigoriferit mund të
bjerë nën 0°C. Nëse ndodh kjo,
rivendoseni çelësin e temperaturës
në një vendosje më të ngrohtë.
Ushqimin e freskët që do të ngrihet vendoseni
në dhomëzën e poshtme.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë, specifikohet në pllakën
regjistruese, një etiketë që ndodhet në
brendësi të pajisjes.
6 www.zanussi.com