User manual

Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqim tjetër për t'u
ngrirë.
Shkrirja
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren,
mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose
në temperaturën e dhomës, në varësi të
kohës në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen
edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga
ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më
shumë.
Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një sërë
shinash në mënyrë që raftet të mund të
vendosen sipas dëshirës.
Vendosja e rafteve të derës
Për të mundësuar ruajtjen e pakove të
ushqimit me madhësi të ndryshme, raftet e
derës mund të vendosen në lartësi të
ndryshme.
Tërhiqeni raftin gradualisht në drejtim të
shigjetave derisa të lirohet, e më pas
rivendoseni sipas dëshirës.
2
1
3
Mbajtësja e shisheve
Vendosini shishet (me grykën përpara) në
raftin e vendosur paraprakisht.
Ndarja e temperaturës së ulët
Ndarja e temperaturës së ulët është e
përshtatshme për ruajtjen e ushqimeve të
freskëta, si peshku, mishi dhe frutat e detit,
sepse temperatura në brendësi të saj është
më e ulët sesa në pjesën tjetër të frigoriferit.
Heqja e koshave të ngrirësit
Koshat e ngrirjes kanë një pikë ndalimi për të
parandaluar heqjen ose rënien aksidentale të
tyre. Në momentin e heqjes nga ngrirësi,
tërhiqeni koshin drejt vetes dhe kur të arrini
në pikën e ndalimit, hiqeni koshin duke e
ngritur lart pjesën e përparme.
Në momentin e vënies në vend, ngrini pak
pjesën e përparme të koshit për ta futur në
ngrirës. Pasi të keni arritur pikat e ndalimit,
shtyjini koshat sërish në vend.
1
2
www.zanussi.com 7