User manual
Këshilla për ruajtjen e ushqimeve të
ngrira
Për të arritur performancën më të mirë nga
kjo pajisje, duhet:
• të siguroheni që ushqimet e ngrira që keni
blerë të jenë ruajtur siç duhet nga shitësi;
• të siguroheni që ushqimet e ngrira të
transportohen nga dyqani në ngrirës
brenda një kohe sa më të shkurtër të
mundshme;
• të mos e hapni shpesh derën e frigoriferit
ose të mos e lini atë hapur për një kohë
më të gjatë se sa duhet;
• pas shkrirjes, ushqimi prishet shpejt dhe
nuk mund të ngrijë sërish;
• të mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të
përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
• pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe me pak
sapun.
• kontrolloni rregullisht dorezat e derës dhe
pastrojini për t’u siguruar që janë të pastra
dhe nuk kanë papastërti.
• shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni
ndonjë nga tubat dhe/ose kabllot
brenda pajisjes.
Mos përdorni kurrë detergjent,
pluhura gërryese, produkte
pastruese me përmbajtje të lartë
arome të mirë ose pastrues me
dyllë për të pastruar pjesën e
brendshme të pajisjes, pasi këto
dëmtojnë sipërfaqet dhe lënë
aromë të pakëndueshme të fortë.
Pastroni me një furçë kondensatorin (skarën
e zezë) dhe kompresorin në pjesën e pasme
të pajisjes. Ky veprim do të përmirësojë
performancën e pajisjes dhe do të kursejë
energjinë.
Rafti i poshtëm që ndan ndarjen e ftohësit
nga ndarja me temperaturë 0°C mund të hiqet
vetëm për pastrim. Për ta hequr, tërhiqeni
raftin drejt. Pllakëzat mbi sirtarët në ndarje
mund të hiqen për t'u pastruar.
Për të siguruar funksionim optimal
të ndarjes me temperaturë 0°C,
pas pastrimit, rafti i poshtëm dhe
pllakëzat duhet të vendosen sërish
në pozicionet ku ndodheshin.
Kujdesuni që të mos dëmtoni
sistemin ftohës. Kur lëvizni
pajisjen, ngrijeni nga cepi i
përparmë për të shmangur
gërvishtjen e dyshemesë.
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi
i dhomëzës së frigoriferit sa herë që
kompresori i motorit ndalon, gjatë përdorimit
normal. Uji i shkrirjes shkarkohet nëpërmjet
një zgavre brenda një mbajtëseje të posaçme
që ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes,
mbi kompresorin e motorit, ku dhe avullon.
Është e rëndësishme të pastroni periodikisht
vrimën e shkarkimit të ujit të shkrirjes që
ndodhet në mes të kanalit të dhomëzës së
ftohjes, për të parandaluar që uji të rrjedhë e
të pikojë mbi ushqimin brenda.
www.zanussi.com 9