Basic Guide

Vendosja
Pajisja duhet të montohet larg burimeve të
nxehtësisë, të tillë si radiatorë, bojlerë, drita
e drejtpërdrejtë e diellit, etj. Sigurohuni që
ajri të qarkullojë lirshëm rreth e qark pjesës
së pasme të dollapit. Për të siguruar
performancë optimale, nëse pajisja
vendoset poshtë një njësie të varur në mur,
largësia minimale midis pjesës së sipërme
të dollapit dhe njësisë në mur duhet të jetë
minimalisht 100 mm.
Në një rast ideal, do të ishte mirë që pajisja
të mos vendosej poshtë njësive që varen
në mur. Nivelimi i kujdesshëm arrihet
përmes një ose më shumë këmbëzave të
rregullueshme që ndodhen nën dollap.
Nëse dollapi është vendosur në një qoshe
dhe pjesët anësore me menteshat janë
përballë murit, distanca midis murit dhe
dollapit duhet të jetë të paktën 10 mm për
të lejuar hapjen e mjaftueshme të derës,
mënyrë që raftet të nxirren jashtë.
Paralajmërim Pajisja duhet të mund të
shkëputet lirisht nga korrenti; si
rrjedhojë, spina duhet të jetë lehtësisht e
arritshme pas montimit.
~10 cm
AB
~2,5 cm ~2,5 cm
Ndryshimi i drejtimit të derës
E rëndësishme Për të kryer veprimet e
mëposhtme, ju sugjerojmë që këtë ta kryeni
së bashku me një person tjetër që do të
mbajë të palëvizshme dyert e pajisjes gjatë
procesit.
Për të ndryshuar drejtimin e hapjes
derës, ndiqni këta hapa:
7